Ilir Meta ka vendosur që të gjithë periudhën që gjendet përpara deri në mandatimin e tij si President i Republikës, duke qenë se ai ende është deri në datën 23 korrik anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, të ndërmarrë një tur të gjerë takimesh falenderimi për të gjithë mijëra anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët e LSI-ë. Këtë lajm e ka publikuar vetë kreu aktual i LSI-së, Pterit Vasili.
“KAM NJË LAJM TË MIRË PËR TË GJITHË JU: Ilir Meta ka vendosur që të gjithë periudhën që gjendet përpara deri në mandatimin e tij si President i Republikës, duke qenë se ai ende është deri në datën 23 korrik anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, të ndërmarrë një tur të gjerë takimesh falenderimi për të gjithë mijëra anëtarët, mbështetësit dhe simpatizantët, falë të cilëve fuqia e arsyes dhe e forcës politike të Ilir Metës mori një fuqi të madhe politiko-institucionale, që i shërbeu në mënyrë të jashtëzakonshme vendit dhe qëndrueshmërisë së tij.”, shkruan Petrit Vasili. (J.V/Shuplaka)