Në kuadër të aksionit opozitar dhe lëvizjes së rradhës që do të bëhet nga PD dhe LSI sot ka pasur një takim mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Takimi që ka zgjatur përrreth një orë është zhvilluar në selinë e partisë demokratike.
Mes tyre mësohet se është diskutuar qëndrimi që do të mbajë opozita gjatë seancës parlamentare të së enjtes.
Gjatë ditës së sotme PD dhe LSI shfaqën qëndrime të ndryshme sa i përket pjesëmarrjes në komisionet parlamentare, ku PD zgjodhi bojkotin total, ndërsa LSI-ja ishte e pranishme.
Nuk dihet se cila do të jetë ecuria e mosbindjes civile të deklaruar nga ana e opozitës, dhe se cila do të jetë protesta e rradhës pas asaj të djeshmes, ku deputetët opozitarë u shfaqën në mbështetje të biznesit të vogël.
(E.K/FAXWEB.AL)