Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë që ndodhen në Bullgari, se autoritetet bullgare për Migracionin kanë vendosur që afati i lejeve të qëndrimit afatshkurtër dhe afatgjatë për shtetasit e huaj, të cilat skadojnë gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme, të zgjatet me 6 muaj.
Shtetasit shqiptarë, që kanë një leje qëndrimi drejt mbarimit të afatit përfitojnë zgjatjen prej 6 muajsh të lejes. Shtetasit shqiptarë mund të paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për rinovimin e lejes së qëndrimit deri në 14 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme.
Gjithashtu, shtetasit shqiptarë, të cilët do të tejkalojnë afatin 3 mujor gjatë kësaj periudhe duhet të paraqiten pranë Drejtorisë së Migracionit, për të zgjatur qëndrimin e tyre.
Në rastet e nevojës për asistencë, MEPJ udhëzon qytetarët shqiptarë të kontaktojnë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë së Republikës së Shqipërisë në Sofje +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail [email protected].