02:26 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë do të ndodhë në protestën e 16 shkurtit? Hysi: Kam dëgjuar për skenar të dhunshëm

18:04 | 14/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë do të ndodhë në protestën e 16 shkurtit? Hysi: Kam dëgjuar për skenar të dhunshëm

Nënkryetarja e Parlamentit Vasilika Hysi, deklaroi gjatë një interviste për Televizionin Fax Neës se ngjarja e sotme përveçse prishi imazhin e një seance jubilare për shkak se Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi protokollin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është një ngjarje e rëndë.

Kjo sipas saj për dy arsye: “e para Edi Paloka përfaqëson zv kryetarin e Kuvendit të cilët mbajnë përgjegjësi për mbarëvajtjen e punimeve në Kuvend dhe së dyti, është përfaqësuesi i një grupi të madh njerëzish në opozitë. Për dhjetë ditë është përjashtuar nga punimet dhe i është ndërprerë edhe paga për këtë hark kohor. Ndërkohë që nga kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla është propozuar edhe shkarkimi i tij nga posti i nën kryetarit të Kuvendit. Për këtë çështje i takon të vendos Parlamenti”.

Hysi tha se nëse Paloka është ndjerë i fyer nga ndonjë sjellje e kryeministrit të kishte bërë kërkesë për procedim disiplinor për atë apo për këdo qoftë tjetër. Sipas saj, nuk është depozituar asnjë ankesë apo kërkesë nga Paloka për këtë çështje.

Ndërkohën Hysi  komentoi edhe qëndrimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha sot në Parlament.

Ajo tha se Basha e përdori kohën për të folur vetëm për krimin dhe thirrjet e tij për protestën dhe sipas saj, nuk tha asnjë fjalë për shqiptarët e Maqedonisë së Veriu dhe aspiratat e vendit fqinj për tu bërë pjesë e NATO-s.

Duke folur për sjelljen e deputetëve në Parlament, nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi tha se “drejtuesit e partive politike duhet të reflektojnë dhe të zbatojnë kodin e etikës. Klasa jonë politike ka nevojë të piqet dhe të përmirësohet sepse edhe elektorati nuk është ai që ka qenë më parë. Pjesa e shëndetshme e elektoratit kërkon etikë dhe kërkon raspekt. Jemi votuar dhe besuar për ti përfaqësuar ata dhe sigurruar të drejtat e tyre dhe jo për të treguar sjellje të papranueshme të cilat ata nuk i mirëpresin”.

Sipas Hysit protesta që ka paralajmëruar të bëjë opozita dhe që herë pas herë thotë se është e qytetarëve nuk është e logjikshme. Sipas saj  “nuk ka nevojë ti thërrasë opozita shqiptarët në perotestë që të bëjnë një protestë qytetare. Ata e treguan se nuk kanë nevojë për thirrje e poitikës që të protestojnë dhe këtë e bënë studentët”.

Duke folur rreth pritshmërive që ka ajo nga protesta, hysi deklaroi:  “Nuk na shqetëson aspak protesta e opozitës, neve na shqetëson nëse në protestë ushtrohet dhunë dhe cënohen institucionet. Kam dëgjuar se protesta mund të shoqërohet edhe me skenarë të dhunshëm, të paktën nga një deklaratë e Ministrisë së Brendshme, nga njoftimi i Ambasadës Amerikane dhe asaj të Bashkimit Europian”.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/424558274955096/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: PROTESTE E OPOZITESSKENARE TE DHNSHEMvasilika hysi
Pas

104 ditë në protestë/ “Astiri” i kujton ultimatumin Ramës, Balliu: ke vetëm dy rrugë

Para

“Shife pak a kam gjë në gojë?”, Nard Ndoka ‘godet’ me meme: Dallohet profesionisti

Para
“Shife pak a kam gjë në gojë?”, Nard Ndoka ‘godet’ me meme: Dallohet profesionisti

"Shife pak a kam gjë në gojë?", Nard Ndoka 'godet' me meme: Dallohet profesionisti

Discussion about this post

 



Të Fundit

Netanyahu humb shumicën në Parlament, lideri i opozitës: Izraeli nga sot drejtohet nga një qeveri pakice, ka ardhur koha për zgjedhje

Situata e zjarrit në Drenovë

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

Pas Francës, edhe Italia refuzon të financojë armët amerikane për Ukrainën

Zjarri në Drenovë rrezikon nënstacionin elektrik/ Zjarrfikësit në gatishmëri të lartë

KPA lë në fuqi vendimin për Sokol Malajn/ Ankesa e rrëzuar, vendimi përfundimtar

Tiranë/ I riu gjendet pa shenja jete në automjetin e tij në zonën e Astirit (EMRI)

VKM/ Nga AKU tek Agjencia e Barnave dhe ajo e Mjedisit, Qeveria miraton riorganizimin e 14 institucioneve inspektuese

Policia e Burgjeve zhvillon kontrolle blic në institucionet e paraburgimit 313 dhe 302 në Tiranë

Katër zyrtarë në pranga, kontrolle në Arkivin Shtetëror dhe Kadastrën e Kosovës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.