Shumë mund të mendojnë se metabolizmi në trupin e tyre është caktuar nga “Nëna Natyrë” dhe nuk ka njeri që e ndryshon. Por nëse nuk e dinit, aftësia juaj për të shtuar apo humbur peshë nuk ka pse të përcaktohet nga metabolizmi juaj i shpejtë apo i ngadaltë.
Dietologia e të famshmëve, Haylie Pomroy, beson se të gjithë e kanë në dorë për të ndryshuar mënyrën sesi reagon trupi kur ushqehet. Dhe jo që duam ne t’ju mbushim mendjen, por e ka vërtetuar te femra të njohura si, Jennifer Lopez dhe Reese Ëitherspoon.
“Kur hani shumë, por zgjidhni ushqimet e duhura në kohë e duhur, mund të rrisni metabolizmin, të merrni më shumë energji dhe të përmirësoni ngjyrën e lëkurës”, thotë Pomroy.
Nuk është e nevojshme të jesh e pasur të kujdesesh për veten, por të kesh paksa vullnet. Nëse ju mungon, kujtoni trupin yll të JLo dhe do t’ju vijnë në mendje këto 6 rregulla të arta, për një metabolizëm të shëndetshëm.
1.Hani çdo lloj ushqimi, të shëndetshëm
Si një rregull i përgjithshëm, mbani mend se “ushqimi është diçka që dikur ishte i gjallë dhe erdhi nga toka, qielli apo deti”. Me fjalë të tjera, hani frutat, perimet, drithërat, mishin, vezët, peshk dhe hiqni dorë nga çdo ushqim i përpunuar, të cilat përmbajnë kimikate të bëra nga njeriu, si ëmbëlsirat, të cilat “pengojnë aktivitetin metabolik”.
2.Ushtrohuni me strategji
Pomroy sugjeron një miksim të ushtrimeve kardio dhe të veglave, dhe gjithmonë hani ndonjë ushqim të vogël para stërvitjes, si ndonjë frutë. “Përndryshe muskujt tuaj nuk do të kenë energjinë e nevojshme për t’u ushtruar”, shpjegon ajo. Ky kombinim ushtrimesh stimulon rënien në peshë më shumë sesa po të bëni vetëm njërën prej tyre.
3.Hani brenda 30 minutash pasi jeni zgjuar
Në kundërshtim me parimet e disa dietave drastike, Pomroy argumenton që gjithmonë duhet të hani mëngjes menjëherë pasi të zgjoheni.
“Nëse nuk hani menjëherë pasi të zgjoheni në mëngjes, jeni duke kërkuar që trupi juaj të funksionojë pa karburant. Në këtë mënyrë, veshkat tuaja do të prodhojnë kortizol, një hormon emergjent që i tregon trupit tuaj se duhet të fillojë të kursej yndyrat, sepse kushedi kur do të mbusheni sërish me ushqim”, thotë dietologia. Duhet të hani çdo 3 orë për të mbajtur metabolizmin në punë.
4.Ndryshoni vaktet
Disa njerëz planifikojnë që të dielën vaktet e tyre gjatë javës për të mbajtur një dietë të shëndetshme, por të hash të njëjtën gjë për 5 ditë radhazi çon jo vetëm në mërzitje të atij ushqimi, por ndikon edhe te metabolizmi. Sipas dietologes, sa më të larmishme ta ketë dietën një person, aq më e ulët është yndyra që merr trupi i tij. Në përgjithësi, përpiquni të ndërroni proteinat, ushqimet vegjetarianë dhe frutat, që blini çdo javë. Për këtë ju ndihmon “SnapFood”me restorantin kushtuar ushqimit të shëndetshëm “Greeny”.
Zgjidhni çdo drekë ushqime të ndryshme, të cilat mund t’i porosisni vetëm me një klik nga telefoni dhe vijnë kudo që ndodhesh, në shtëpi apo në punë.
Provoni menutë e shijshme mes, sallatave:
5.Mos u fikso pas kalorive
Numërimi ose kufizimi i kalorive si një strategji për humbjen e peshës pothuajse gjithmonë do të dështojë, duke çuar në një ngadalësim të metabolizmit. “Të ushqehesh më pak e përkeqëson situatën”. Hulumtimet tregojnë se duhet të përqendroheni në cilësinë e ushqimit kundrejt sasisë që jeni duke konsumuar.