Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Fieri, i cili e pyeste amabsadoren cfarë dosjesh ka për të.
Yuri Kim shkruan në Twitter se SHBA-të janë serioze sa i takon korrupsionit, pavarësisht se mund të bëhet fjalë për politikanë të vendeve të caktuara.
Në fund Yuri Kim thotë se SHBA-të kanë qenë në Shqipëri në 30 vitet e fundit dhe do vazhdojnë të jenë dhe për 30 vitet e ardhshme.
“Në Uashington për të koordinuar hapat e ardhshëm në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Ne jemi seriozë sa i përket korrupsionit duke përfshirë rastet kur liderët ose politikanë të lartë të vendeve të caktuara përfshihen në çështje korrupsioni masiv. Ndërsa, mbështesim një Shqipëri më demokratike, më të fortë dhe më të begatë. SHBA ka qenë në Shqipëri për 30 vitet e fundit dhe do të vazhdojmë të jemi me ju për 30 vitet e ardhshme e më tej”, ka shkruar Kim.
(E.H/Faxweb.al)