Gjatë punimeve në seancën e ditës së sotme që po vijon prej orës 17:00 ndërkohë që ndër deoutetët që kanë folur deri më tani ka qenë edhe ish-ministri I Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Duke folur për tërmetet, Xhafaj i ka listuar një sërë problematikash por edhe sugjerimesh ndaj qeverisë shqiptare duke ia parashtruar në formën e vërejtjeve për planin e masave për rikuperimin e dëmeve, por edhe studimeve përkatëse se si menaxhohen raste të tilla.
“Tërmetet dhe fatkeqësitë e tjera natyrore nuk mund t’i parashikojmë, por dëmet e mëdha mund t’i parandalojmë.
Qeveria do t’i bënte një shërbim të mirë vendit nëse në reflektim të kësaj që përjetuam dhe nevojës për t’u përballur me to, të përgatiste dhe të bënte shumë shpejt publike një strategji të qartë reflektimi të shoqëruar me një plan serioz veprimi.
Më së paku, është domosdoshmëri nevoja për evidentimin shkencor të dëmeve, një hartë të re sizmike të vendit, ndërmarrja e një analize shkencore për të përcaktuar zonat problematike që sjellin risqe të mëdha nga tërmtetet, për shkak të ndërtimeve të paligjshme, rezervuarët, digat, urat, etj. E kemi të domosdoshme për të ngritur apo përmirësuar institucionet shkencore të këtyre fushave.
Përmirësimin e rregullave të ndërtimit, kontrollin e ndërtimeve, përgjegjësitë ligjore për këtë, mungesën e hapësirës për gjendjen dhe veprimin e emergjencës për situata të tilla dhe miratimin e protokolleve në situata të tilla. Ky tërmet i mirë na paralajmëroi, ne duhet të veprojmë, nesër mund të jetë shumë vonë”, tha Xhafaj.
(F.GJ/FAXWEB.AL)