Uji në veshë është një fenomen që ndodh jo vetëm në raste kur bëjmë dush por dhe kur lahemi në det apo në pishina. Prania e tij në këtë organ bëhet dhe shkaktari kryesor i shumë problemeve të ndryshme shëndetsore dhe burim infeksionesh. Më poshtë do të lexoni disa këshilla që do ju ndihmojnë për eleminimin e ujit nga veshi.
Bëni pika nga alkooli dhe uthulla
Kjo përzierje do ta lirojë kalimin e ujit nga veshët dhe do të pengojë infeksionin. Procedura është e thjeshtë. Në një shishe qitni gjysmë alkool dhe gjysmë uthull, dhe me kulluese qitni disa pika në vesh. Kullojeni duke e lëvizur kokën. Këtë nuk bën ta praktikoni nëse ju është lënduar membrana e timpanit.
Bëni vakuum në vesh
Shtypeni me shuplakë veshin nga i cili nuk kullon uji. Shtypni derisa të bëni vakum të butë për nxjerrjen e ujit. Vakuumin mund ta bëni edhe me gisht. Ktheni veshin poshtë, futeni gishtin në të dhe shpejt nxirreni jashtë. Thani veshin me ajër të ngrohtë.
Përdorni tharësen e flokëve
Rregullojeni në shkallën më të vogël dhe vendoseni 30 centimetra larg nga veshi. Ajri i ngrohtë do të nxisë avullimin e ujit nga veshi. Kërceni në njërën këmbë. Lakojeni kokën në të njëjtën anë në të cilën veshi është plot ujë.
Qëndroni në njërën këmbë dhe kërceni
Njëkohësisht tërhiqeni laprën e veshit, sepse kjo mund të zgjerojë pak kanalin e veshit. Nëse nuk dëshironi të kërceni, provoni të lakoni kokën dhe të tërhiqni laprën.
Shtrihuni dhe llogarisni në gravitacion
Shtrijuni në stomak dhe nga poshtë ktheni veshin i cili është plot me ujë. Qëndroni disa minuta. Mund të ndodhë që gravitacioni të bëjë të veten dhe uji të rrjedhë nëpër vrimë.
Përtypuni ose bëni sikur jeni duke përtypur
Eshtrat e nofullës janë afër veshëve dhe lëvizjet sikur jemi duke përtypur ushqimin mund të ndihmojnë. Hani diçka, futni çamçakëzin në gojë ose thjesht improvizoni. Njëkohësisht lakoni kokën nga poshtë me veshin i cili nuk ka ujë, dhe vrullshëm kthejeni në anën tjetër.
Provoni të gogësini
Edhe gogësima ndihmon si edhe përtypa, sepse eshtrat përreth veshëve lëvizin. Kjo mund të sjellë lehtësim.