23:50 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë duhet të dini për hepatitin dhe llojet e tij

09:32 | 28/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë duhet të dini për hepatitin dhe llojet e tij

Hepatiti i referohet një inflamacioni të mëlçisë. Zakonisht shkaktohet nga një infeksion viral, por mund të ketë dhe shkaktarë të tjerë të hepatitit, si hepatiti autoimun ose hepatiti që ndodh si rezultat i mjekimeve, drogave, toksinave dhe alkoolit. Rreth 90% e të infektuarve me hepatit nuk janë në dijeni të infeksionit të tyre.

Mëlçia si organ ndodhet në pjesën e sipërme djathtas të abdomenit tuaj. Ajo kryen disa funksione kyçe që kanë tëbëjnë me metabolizmin e trupit të njeriut. Disa prej tyre janë:

filtrimi i toksinave

asimilimin e kolesterolit, hormoneve dhe barnave

shpërbërjen e karbohidrateve, yndyrave dhe proteinave

aktivizimin e disa enzimave që janë proteina esenciale për funksionet e trupit

depozitimin e glikogjenit, mineraleve, dhe vitaminave (A, D, E dhe K)

sintetizon proteinën e gjakut si albumina etj.

5 llojet e hepatitit viral

Infeksionet virale të mëlçisë që klasifikohen si hepatit, përfshijnë hepatitin A, B, C, D dhe E. Virusë të ndryshëm shkaktojnë secilin prej këtyre hepatiteve.

Hepatiti A është një formë akute dhe kohë shkurtër i sëmundjes.Ndërkohë B, C dhe D janë forma përgjithësisht kronike. Hepatiti E është gjithashtu akut, por mund të jetë shumë i rrezikshëm në gratë shtatzëna. Nga studimet të kryera në Shqipëri rezulton se hepatiti B ka një prevalencë 7-9 % dhe hepatiti C, një prevalencë 0.5-1%.

Hepatiti A

Hepatiti A shkaktohet nga një infeksion me virusin e hepatitit A. Ky lloj hepatiti transmetohet më së shpeshti nga konsumimi i ushqimit ose i ujit të kontaminuar nga feçet e një personi të infektuar me hepatitin A.

Hepatiti B dhe C

Hepatiti B dhe C është një infeksion viral i mëlçisë i shkaktuar nga virusi i hepatitit B, që mund të shkaktojë infeksion akut dhe kronik të saj. Virusi i hepatitit B dhe C transmetohet nëpërmjet kontaktit me gjakun ose lëngje të tjera trupore (p.sh. sperma apo sekrecionet vaginale) të një personi të infektuar.

Hepatiti D

I quajtur edhe hepatiti delta, hepatiti D është një sëmundje serioze e mëlçisë e shkaktuar nga virusi i hepatitit D (HDV). HDV transmetohet nëpërmjet kontaktit të drejtpërdrejtë me gjakun e infektuar. Hepatiti D është një formë e rrallë e hepatitit, që ndodh vetëm me ndërthurje me hepatitin B. Virusi i hepatitit D nuk mund të shumëfishohet pa praninë e hepatitit B.

Hepatiti E

Hepatiti E është një sëmundje që vjen nga uji i ndotur. Hepatiti E gjendet kryesisht në zonat me higjienë publike të ulët dhe zakonisht rezulton nga ndotja e ujit të pijshëm nga fekale të infektuara. Kjo sëmundje është e pazakontë në Shqipëri. Megjithatë, rastet e hepatitit E janë raportuar në Lindjen e Mesme, Azi, Amerikë Qendrore dhe Afrikë.

Simptoma të zakonshme të hepatitit

Nëse keni forma infektive të hepatitit që janë kronike, si hepatiti B dhe C, nuk mund të keni simptoma në fillim. Simptomat mund të mos ndodhin derisa dëmtimi të prekë funksionin e mëlçisë.

Shenjat dhe simptomat e hepatitit akut shfaqen shpejt. Ato përfshijnë:

lodhje

simptoma të ngjashme me gripin

urinë e errët

feçe e zbehtë

dhimbje barku

humbja e oreksit

humbje peshe e pashpjegueshme

zverdhja e lëkurës dhe syve, të cilat mund të jenë shenja të verdhëzës

Hepatiti kronik zhvillohet ngadalë, kështu që këto shenja dhe simptoma mund të jenë të papërfillshme për t’u vënë re. Periudha e inkubacionit të hepatitit B është mesatarisht 75 ditë, por mund të variojë nga 1 deri 6 muaj. Shumica e njerëzve nuk përjetojnë asnjë shenjë gjatë fazës akute të infeksionit. Në disa njerëz, virusi i hepatitit B mund të shkaktojë infeksion kronik të mëlçisë, që më vonë mund të kalojë në cirrozë dhe kancer të mëlçisë.

Në nivel global, më shumë se 240 milionë persona kanë hepatit kronik B dhe rreth 150 milionë hepatit C. Miliona të tjerë janë në risk për t’u infektuar. Mjaft njerëz me infeksion kronik nga virusi i hepatitit B ose C nuk janë në dijeni se janë të infektuar dhe vazhdojnë ta mbajnë këtë virus.Konkretisht, këshillohet që çdo individ duhet të jetë i ndërgjegjshëm në njohjen e simptomave dhe rrezikut të infektimit, marrjen e injeksioneve të sigurta, kryerjen e vaksinës që në moshën përkatëse, testimin e herë pas hershëm për të zbuluar praninë e sëmundjes, si dhe marrjen e mjekimit të duhur në kohë.

Testimi

Ekzistojnë teste të gjakut për secilin lloj të hepatitit viral. Disa teste kontrollojnë antitrupat ndaj virusit. Antitrupat janë proteina të gjakut që sistemi imunitar prodhon në përgjigje të virusit. Analiza të tjera të gjakut kërkojnë pjesë të virusit, të tilla si proteina ose materiali gjenetik. Disa teste tregojnë se ju keni një infeksion aktiv. Teste të tjera tregojnë se ju keni pasur atë, ose që ju keni fituar imunitet ndaj tij.

Çdo person që rezulton pozitiv, megjithëse mund të mos ketë shenja klinike, duhet të ndiqet nga mjeku specialist përkatës, i cili sugjeron kryerjen e testeve të mëtejshme.

Për të rezervuar klikoni në: rezervime.spitaliamerikan.com.

Burimi: www.spitaliamerikan.com.

Etiketa: shendetspitali amerikan
Pas

Trafikonte armë zjarri, pranga 32-vjeçarit nga Maqedonia (EMRI)

Para

Saga e gjatë për një vizë pune në ambasadën gjermane

Para
Saga e gjatë për një vizë pune në ambasadën gjermane

Saga e gjatë për një vizë pune në ambasadën gjermane

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 424/449 kuti në Vlorë, PS kryeson me 8 mandate, PD 4. Lapaj në lojë për një mandat

Mallakastër/Socialistët festojnë me fishekzjarrë fitoren e thellë në zgjedhje

Pogradeci mbyll numërimin, Partia Socialiste fiton edhe këtë bashki

VIDEO/Mbyllet me brohorima numërimi në Mallakastër, PS fiton bindshëm me 9,000 vota

Mirditë/PD fiton me rezultat të thellë, mban bastionin në veri

Numërohen 183 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 383/587 kuti në Fier! PS kryeson me mbi 37 mijë vota më shumë, forcon mandatin e 12-të

Numërohen 318/493 kuti në Durrës, PS ka të mbrojtur mandatin e 8-të, socialistët kryesojnë me mbi 11 mijë vota

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit!

Mbyllet edhe një tjetër bashki, PD fiton me mbi 1400 vota në Mirditë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.