06:14 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë duhet zhdukur në Shqipëri, është korrupsioni

18:30 | 29/05/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë duhet zhdukur në Shqipëri, është korrupsioni

Nga Imzot George Frendo, kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit 

“Shqipëria ka burime shumë të pasura natyrore, por megjithatë, pas rënies së diktaturës e pas 25 vitesh të demokracisë, vijojnë protestat dhe emigracioni”. Kështu shprehen ipeshkvijtë e Kishës katolike në thirrjen për t’i dhënë fund konfliktit ndërmjet partisë në pushtet dhe opozitës, që vijon. E për të gjetur një rrugë të drejtë, ku shqiptarët mund të ecin me krenarinë tradicionale kombëtare, pa u shkuar kurrë nëpër mend ta braktisin vendin, të cilin bota e njeh si “i shqiponjave”.

Duke vështruar realitetin shqiptar me syrin e Ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë, shikojmë në situatën e sotme të vendit, ndërthurjen e korrupsionit, me interesat ekonomike të një grushti njerëzish dhe me emigracionin në dalje. Vend i pasur me burime, Shqipëria – e edhe më “i pasur” me të varfër e të korruptuar. E ky është një nga faktorët, që i shtyn banorët të kërkojnë të largohen nga vendi. Ndërsa ata, që janë larguar, të mos dëshirojnë të kthehen më në Atdhe, ku  zakonisht i presin ankthshëm prindërit pleq, të vetmuar, e shtëpitë e braktisura që, me xhamat e thyer, të kujtojnë vendet ku kalojnë uragane shkatrrimtare të natyrës. Po nuk është natyra shkaktare e shkretimit.

E tanimë nuk mund të fajësojmë as diktaturën a pushtimet. Është uragani i korrupsionit, i përçarjes dhe i ndeshjes, që e pengon ecjen përpara. Ndërsa natyra shqiptare ofron një mori mundësish që, të mirëpërdorura në dobi të të gjithëve, do të krijonin kushtet për të jetuar më begatisht në Atdhe, se në viset e huaja, ku ndjehesh gjithnjë “i huaji”. Po ikja nga vendi vijon. Është e pranishme deri ndër ëndrra. Sepse ku vijon të jetë i pranishëm korrupsioni e kriminaliteti, vijon të jetë i pranishëm edhe polarizimi i shoqërisë, vijojnë të ngrihen “rrokaqiej”, pranë e pranë shtëpive të vjetra, gjysëm të shembura; dyqane moderne – pranë e pranë mallrave, që shiten në rrugë të madhe,  duke të kujtuar viset më të humbura të Afrikës. E për gjithë këtë mënyrë, tashmë të papranueshme jetese, shumica e shqiptarëve vijon të tregojë me gisht klasat e kamura me një shpejtësi të rrufeshme, me rrugë edhe të paligjshme e të theksojë se kësaj situate mund t’i jepet fund vetëm duke e luftuar me të gjitha mjetet e deri në zhdukje të plotë, korrupsionin.

Për Kishën katolike, dëmet materiale të korrupsionit janë të pallogaritshme, por edhe më të mëdha janë dëmet shpirtërore. Në krye të tyre, humbja e plotë e besimit të popullsisë në institucionet e vendit të vet, pa bërë dallime ndërmjet pushtetarëve e opozitës.

“Ne – shkruajnë Ipeshkvijtë e Shqipërisë – duke u bazuar në doktrinën shoqërore të Kishës universale si dhe në traditën e Kishës katolike në Shqipëri, do të jemi gjithmonë në anën e njerëzve të thjeshtë, që duan ta jetojnë të qetë të përditshmen e tyre, të çliruar nga sundimi i dhunës, i korrupsionit, i kriminalitetit, i papunësisë, i detyrimit për t’u larguar nga vendi në kërkim të kushteve më të mira. Këto janë problemet e mëdha, që pozita e opozita duhet t’i diskutojnë së bashku, për të gjetur zgjidhjet e duhura, duke kërkuar të mirën e përbashkët, që ka pëparësi mbi të mirën e partisë.

Ne jemi e do të jemi  për një Shqipëri demokratike, ku institucionet respektohen e  respektojnë popullin e ligjet dhe punojnë për të gjithë, e jo vetëm për pak njerëz”.

 

 

Pas

Soreca takon Presidentin, Meta: Shpresoj që rekomandimi të marrë miratimin e vendeve anëtare

Para

Arrestohet për fajde, kush është babai i këngëtarit që njihej me nofkën “Fehmi Teksasi”

Para
“Policia po fsheh arrestimin e dhëndrit të zyrtarëve të lartë të PS në Berat”

Arrestohet për fajde, kush është babai i këngëtarit që njihej me nofkën “Fehmi Teksasi”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.