17:06 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë e bëri Taulant Mukën të ndërronte mendje, ç’shkruante 24 orë para dorëheqjes së beftë (Ku ngjan me rastin Xhafaj)

18:13 | 15/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zv/ministri i sapo emëruar: Veting edhe në sistemin arsimor

Pavarësisht kritikave për vendimin e tij për tu bërë pjesë e qeverisë Rama si zv.ministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Taulant Muka e nisi punën e tij në këtë pozicion ku i zuri vendin Ervin Demos, pasi i zbuloi plagjiaturën në punimin e doktoraturës.

I pozicionuar si një kritik i fortë i qeverisë por edhe kryeministrit, ai pasi u emërua në këtë post nuk hezitoi të kërkonte dhe ndjesë për gjuhën e ‘papërshtatshme’ që kishte përdorur ndaj kryeministrit.

Në rrjet vërshuan kritikat ndaj tij duke i kujtuar se sulmet ndaj qeverisë i kishte pasur sa për tu imponuar për marrjen e një posti. Megjithatë ai vazhdoi punën e tij, dhe nuk vonoi shumë dhe bëri një prpozim të guximshëm kur deklaroi se ishte për vetting në sistemin arsimor pasi “nga 2008-2016 janë dhënë 1371 tituj akademike, një shifër kjo shumë e lartë në raport me produktin shkencor”.

Por, kur kishte kaluar furtuna ndaj tij, Taulant Muka i ka habitur të gjithë pasi ka njoftuar doëheqjen e tij nga posti i zv.ministrit.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar kryeministrit, duket se ish-studenti i shkëlqyer në shkollat e perëndimit nuk e ka gjetur të përshtatshëm modelin e punës së aplikuar në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë, dhe për këtë ka marrë dhe një vendim të tillë.

“I nderuar z. Kryeministër,

Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, shkruhet në letrën e Mukës.

Megjithatë dorëheqja e si “rrufe në qiell të hapur” të lë të dyshosh mbi atë se çfarë kë ndodhur Brenda harkut kohor prej 24 orëve, pasi vetëm ditën e djeshme, nga ajo që shkruante Muka në rrjetet sociale kuptohej se ai nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqje. Për më tepër zv.ministri synonte që të bënte ranikimin e akademikëve sipas produktit shkencor për të evidentuar shkenctarët shqiptarë që jetojnë në vend.

“Bashkë me çunat e Ministrisë do bëjmë rankimin e akademikëve shqiptarë sipas produktit shkencor për të evidentuar shkencëtarët shqiptarë qe jetojnë në Shqipëri. Çuna suksese me përdorimin e “R Programming”! Shumë punë ju pret përpara!
#shkencashqiptare #arsimcilesor”, shkruante ai.

Siç duket dhe nga përmbajtja e këtij teksti, ai as që e mendonte dorëheqjen, për më tepër, sot ishte tek amfiteatri i Liqenit Artificial në Tiranë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të Universitetit të Tiranës ku mbajti dhe një fjalë të shkurtër para të pranishmëve. Vetëm pak orë pas këtij eventi ku ai ishte në cilësinë e zv.ministrit Taulant Muka bëri të ditur vendimin e tij të papritur për tu dorëhequr, dorëheqje e cila duke pasur parasysh këto rethana duket më shumë si e imponuar, për shkak e mosdhënies së hapësirës së nevojshme për të implementuar idetë e tij.

Një dorëheqje të tillë, krejt të papritur para ca kohësh e dha edhe ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ndërsa ishte në kulmin e një operacioni policor dhe kishte garantuar se kriminelëve do tua bënte të pajetueshmë Shqipërinë. Vendimi i tij nga shumë analistë u lexua si e imponuar nga kryeministri, i cili tashmë nuk e kishte ‘nën kontroll’ ministrin e tij.

Xhafaj edhe në vazhdim i qëndroi idesë se vendimi e tij nuk ishte e imponuar dhe e kishte marrë këtë vendim me dëshirën e tij, por nuk dukej shumë bindës. Sa i përket Mukës mbetet për tu parë në ditët në vijim, nëse ai do të sqarojë dritëhijet e këtij vendimi të papritur. (B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: doreheqjadritehijet e vendimitTaulant Muka
Pas

VAR edhe në Premier League, ja kur do të aplikohet

Para

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon personalitetin e pjesëtarëve të familjes mbretërore

Para
Eksperti i gjuhës së trupit zbulon personalitetin e pjesëtarëve të familjes mbretërore

Eksperti i gjuhës së trupit zbulon personalitetin e pjesëtarëve të familjes mbretërore

Discussion about this post

 



Të Fundit

Antonio Costa në Tiranë/ Presidenti i Këshillit Europian pritet nga Rama në Kryeministri

PS i kërkon Celibashit të nisë numërimi i votave nga Greqia, Balla: Më pas le t’i kontestojnë

Samiti i Tiranës, zbardhet agjenda e takimit të 6 të Komunitetit Politik Evropian

Avionë 400 miliardë dollarësh nga Katari, polemika në SHBA: Trump po shkel kushtetutën, ka konflikte interesi

Tiranë/ Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret në kryeministri presidentin e Këshillit Europian

Përndoqi një shtetase boshnjake, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Kroaci

Gjithë drejtuesit kryesorë të BE-së dhe kryeministrat e shteteve më të rëndësishme të Europës, uruan një ditë më parë për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit, kryeministrin Edi Rama

GEN-E-Albania: Tirana Bank gjithnjë në mbështetje të sipërmarrësve të rinj dhe inovacionit

Incidenti në qendrën e votimit në Kashar/ “SPAK duhet të hetojë”, Klevis Balliu: Autorët janë lejuar të largohen

Belinda Balluku pas përfundimit të numërimit në Fier: Mirënjohje për qytetarët dhe përkushtim për të ardhmen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.