Një person është ndaluar si i dyshuar për átentatin e dyfishtë që ndodhi në 30 Maj në Laç, ku mbetën të vrárë biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.
Sipas informacioneve të para, mbrëmë në një spital privat në Tiranë ka shkuar një person, i identifikuar me inicialet E.D, 30-vjeç, që ishte plágosur, dhe që dyshohet se ka pasur gisht pikërisht në ngjarjen e 30 Majit në Laç.
Kanë qenë mjekët ata që kanë konstatuar se 30-vjeçari kishte plágë të shkaktuara nga árma e zjárrit, dhe që dyshohet se i ka marrë që prej disa ditësh. Më pas ata kanë njoftuar pòlicinë, e cila nga ana e saj i ka marrë personit të dyshuar shenjat e gishtave. Fillimisht personi i dyshuar nuk ka pranuar që të japë identitetin e tij të saktë, ndërsa gjendja e tij nuk ka qenë aspak e mirë, për shkak se plága i është infektuar nga mungesa e mjekimit në kohë.
Nuk dihet ende roli që ka pasur personi i ndaluar, ndërkohë që pòlicia po bën verifikimet për rastin në fjalë. Kujtojmë se gjatë vrásjes së dy biznesmenëve, pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se një prej autorëve ka mbetur i plágosur dhe i shtrirë në tokë, ndërsa fillimisht u tha se ai mund të ishte 21-vjeçari Kastriot Tusha, i cili ishte paraqitur në spital në të njëjtën ditë kur ndodhi vrásja.
Tusha insistonte se ai nuk kishte lidhje me ngjarjen e dy biznesmenëve, dhe se ishte plágosur pranë banesës së tij në Laç, por dëshmia e tij nuk e ka bindur grupin hetimor. Tusha vazhdon të qendrojë i ndaluar nga ana e pòlicisë, dhe nuk dihet nëse do të ketë një pikë kthese në hetimet ndaj tij, pas ndalimit të 30-vjeçarit.
Prokuroria ende nuk ka dalë në një version zyrtar për pistën e hetimeve, ndërsa derimë tani shënjestër e atentatit dyshohet të jetë Bujar Lika, i cili ka qenë i implikuar dhe në një vrásje të ndodhur rreth 5 vite më parë në zonën e Linzës në Tiranë. (E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post