Gjakderdhja nga hundët është sa diçka e frikshme, aq edhe e sikletshme. Shumë njerëz në mbarë botën vuajnë nga kjo “sëmundje”, ndërsa shumica prej jo pak herë i janë drejtuar edhe urgjencave për shkak se nuk kanë mundur të ndalojnë vetë gjakderdhjen.
Por, nga se shkaktohet gjakderdhja kronike nga hundët?
Gjakderdhja nga hundët ndahet në dy kategori: Anteriore dhe Posteriore, në varësi se nga cila venë vjen gjaku.
Gjakderdhja anteriore është situata më e zakonshme por edhe më pak e rrezikshmja. Ajo parandalohet duke ushtruar presion në kockën e hundës për rreth 10-15 minuta, duke e lëvizur përpara sipër. Por, kini kujdes! Mos e mbani kokën mbrapa.
Ndërkohë, gjakderdhja posteriore nis në mënyrë më të ngadalshme, por që është më e rrezikshme dhe për tu shqetësuar. Këtë lloj gjakderdhjeje nuk mund ta kontrollojmë vetë, por nevojitet domosdoshmërisht kujdesi mjekësor.
Por cilat janë disa nga shkaqet se pse ndodh gjakderdhja nga hundët?
Një nga shkaqet më të zakonshme është ajri i thatë dhe kjo shkaktohet si pasojë e ngrohjeve qendrore për shembull, të cilat mund të irritojnë kanalet nazale.
Tjetër shkak është marrja e aspirinave në doza të vogla, varfarinës ose medikamenteve të tjera, që përdoren për të parandaluar gjakderdhjen.
Edhe tensioni i lartë i gjakut shihet nga specialistët si një tjetër arsye e fortë që shkakton gjakderdhje nga hundët