04:23 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë fshihet pas luftës për t’i prishur ndërtimin Hari Lenës në Këlcyrë?! Flet kryetari i Bashkisë: Opinioni publik duhet të sqarohet!

10:54 | 11/10/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë fshihet pas luftës për t’i prishur ndërtimin Hari Lenës në Këlcyrë?! Flet kryetari i Bashkisë: Opinioni publik duhet të sqarohet!

Ka ndodhur rrallë në Shqipëri që për një ndërtim në një shtrat lumi të ketë kaq shumë reagim nga personazhe të njohur që formësojnë opinionin publik në Shqipëri. Madje të shkohet deri atje sa të hetohet dhe të jepet një vendim për t’u prishur.

Analistët Mero Baze dhe Andi Bushati, aktivistja Brizida Gjikondi dhe zëra të tjerë reaguan fort, bashkë me përkrahjen e medieve. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Sonila Qato shkuan urgjent në terren për të verifikuar skandalin që kishte dëmtuar një nga zonat më të bukura në vend.

Por siç ndodh në vendin tonë, kur ligji fillon të funksionojë, lindin dyshime. Çfarë fshihet pas gjithë këtij aksioni? A ka një luftë mes biznesmenit Hari Lena për ndërtimin në Grykën e Këlcyrës dhe analistit Baze apo politikës?

”Ti ke interesa aty, po unë nuk do të merrem personalisht me ty, qëllimi yt është të dëmtosh biznesin tim”, ky qe pak a shumë dyshimi që hodhi edhe biznesmeni Lena kundrejt Bazes.

”Shuplaka” ia  bëri këtë pyetje drejtpërdrejt kryetarit socialist të Bashkisë së Këlcyrës, Klement Ndonit dhe për të nuk ka asgjë pas këtij aksioni.

”Nuk ka asgjë në këtë mes, është çështje e pastër, se ai si person ka tentuar të fillojë një ndërtim aty faktikisht.

Opinioni publik duhet të sqarohet që ai është kundër ligjit, pavarësisht se jam i PS-së. Një njeri që është në kundërshtim me ligjin si mund të pretendojë?! Në Këlcyrë është rasti i parë që ka një ndërtim të tillë.”, shpjegohet Ndoni, duke sjellë edhe si argument faktin që Baze e njeh mirë zonën për shkak të origjinës.

Sipas tij fakti që  analistët janë marrë kaq shumë me këtë punë ka të bëjë me shqetësimin për mjedisin.

Ndërtimi në Këlcyrë nuk dihet me saktësi se sa do ta dëmtojë shtratin, sepse varet nga rrjedha, nëse do të vijë rrëmbyeshëm mund të dëmtojë më shumë vendin ku është gërmuar po po kështu ka gjasa të qëndrojë siç është.

Çfarë po ndodh tani në Këlcyrë? Prokuroria e Përmetit po heton dhe duke qenë që çështja është nën hetim, vendimi i prishjes dhënë nga bashkia nuk mund të ekzekutohet. (V.G/SHUPLAKA)

Klement Ndoni, kryebashkiaku i Këlcyrës dhe ndërtimi pa leje në shtratin e lumit

 

Etiketa: gryka e kelcyres. brizida gjikondihari lenaklement ndonimero baze
Pas

Do të çuditeni, ky është vendi më i frekuentuar në botë nga turistët (FOTOT)

Para

Aksidentoi të moshuarën në fshatin Miras-Devoll, kapet 41-vjeçari që drejtonte karrocën me kalë

Para
Aksidentoi të moshuarën në fshatin Miras-Devoll, kapet 41-vjeçari që drejtonte karrocën me kalë

Aksidentoi të moshuarën në fshatin Miras-Devoll, kapet 41-vjeçari që drejtonte karrocën me kalë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.