Është një prej pyetjeve që ngrenë të gjithë pa u lodhur: cfarë hanë këto modelet që nuk vënë mish kurrë? Xhesika Berberi, e konsideruar si një prej vajzave më të bukura shqiptare, është duke e zhvilluar karrierën e saj si modele në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe suksesi nuk i ka munguar.
Xhesika është super në formë, dhe kërshërinë e ndjekësve sesi arrin ta ruajë kaq mirë elegancën e saj, e ka “shuar“ me një postim në rrjetet sociale.
Xhesika rrëfeu pa hezituar se cili është sekreti i vet: “Ushqehem shumë shëndetshëm dhe e anashkaloj sa më shumë mishin. Palestër të paktën 3 herë në javë. Sa më shumë ujë, lëngje jeshile. 21 ditët e para janë pak më të vështira pastaj bëhet mënyrë jetese”, ka rrëfyer ajo.