Keu i shtetit Ilir Meta ka folur për herë të para në lidhje me ligjin për Teatrin Kombëtar, i cili është rikthyer sërish në Kuvend pasi Meta nuk e dekretoi.
I pyetur nga gazetarët se si e komentonte shtyrjen nga Kuvendi të dekretit për ligjin e Teatrit, Meta u shphreh se kuvendi ishte sovran për të vendosur vetë në bazë të përgjgegjësive dhe nuk kishte ndonjë koment.
Presidenti u pyet gjithashtu edhe për hapat që do të ndërmerrte nëse dekreti rrëzohet. Ai deklaroi se nuk kishte arsye të paragjykonte vendimet e Kuvendit.
“Nuk kam asnjë arsye që të paragjykoj vendimet e Kuvendit. I uroj shumë sukses, pasi është në fillime të sesionit të tij dhe duhet një bashkëpunim sa më të përgjegjshëm, për angazhimet që ka Shqipëria për Bashkimin Evropian”, tha Meta.
Meta i bëri këto deklarata në një dalje për media pas dhurimit të gjakut të punonjësve të Zjarrfikëses së Tiranës, në kuadër të Aleancës për Dhurimin e Gjakut.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post