21:13 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Çfarë i tha vrasësi Nevila Pjetrit kur e hodhi në shtratin e lumit…

07:58 | 10/06/2022
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë i tha vrasësi Nevila Pjetrit kur e hodhi në shtratin e lumit…

Liguria Today shkruan se pasi e qëlloi me dy plumba pistolete në kokë, vrasësi i Sarzana-s e hodhi Nevila Pjetrin në lumin Parmignola duke i thënë: “Këtë meriton…”.

Janë dy dëshmitarë okularë që kanë parë një djalë të ri të zbresë nga një kamionçinë e bardhë, duke tërhequr trupin e pajetë, e më pas duke u larguar. Për këtë Daniele Bedini, një 32-vjeçar nga Carrara, me precedentë për shpërndarje droge e grabitje, akuzohet për vrasjen e prostitutës shqiptare.

Prokuroria e La Spezia dhe karabinierët dyshojnë se Bedini qëndron edhe pas vrasjes së Carlo Bertolotti, transit të vrarë sërish me dy plumba pistolete dhe të gjetur pak kilometra larg trupit të Nevilës.

Sa i përket motiveve, hetuesit vijojnë ende punën. Deri më tani dyshimi kryesor është një tentativë grabitje që përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Edhe pse nuk mund të përjashtohen edhe motive të tjera të natyrës patologjike apo seriale…

Megjithatë grabitja konsiderohet si më e mundshmja për shkak të varësisë që Bedini kishte ndaj kokainës dhe zhdukjes së çantave të viktimave. Nevila dhe transi ishin viktima të lehta për t’u sulmuar e grabitur për shkak të profesionit që ushtronin.

Sa i përket kronologjisë së vrasjeve, ideja se ato janë kryer të dyja natën e së dielës sa vjen e përforcohet. Megjithatë gjithçka do të saktësohet të premten, kur pritet të bëhen publike rezultatet e autopsisë së Carlo Bertolotti-t.

Ndërkohë këtë të enjte në vendin e ngjarjes shkuan polumbarë nga Genova, për të kërkuar prova të mundshme që mund të jenë hedhur nga autori në ujërat e lumit Parmignola. Me rëndësi të veçantë ështe gjetja e armës së krimit.

Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë po ashtu se Dhjetorin e shkuar Daniele Bedini ishte dënuar me 3 vjet burg për grabitje, ndërsa ngrenë pikëpyetje për arsyet se përse ai ndodhej i lirë.

https://fax.faxweb.al/nga-mohimi-i-krimit-te-alibia-dhe-zhdukja-e-celulareve-cfare-po-ndodh-me-hetimet-per-vrasjen-e-neviles/

Etiketa: Nevila ItaliNevila Pjetripjetrishqiptarja
Pas

Tërmeti godet Qipron, banorët zgjohen nga lëkundjet e forta

Para

Është problemi më i shpeshtë i të gjitha vajzave, ja si të pastroni çantat e lëkurës me 4 hapa të thjeshtë

Para
Është problemi më i shpeshtë i të gjitha vajzave, ja si të pastroni çantat e lëkurës me 4 hapa të thjeshtë

Është problemi më i shpeshtë i të gjitha vajzave, ja si të pastroni çantat e lëkurës me 4 hapa të thjeshtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zgjedhjet në Gramsh/Qytetarë në votime, PS ruan epërsinë me 7,737 vota

Video/Tensione në qendrën e numërimit në ‘Vasil Shanto’ në Tiranë, shkak një fletë votimi e pavlefshme

PD rikthehet e para në Lezhë, rezultatin final do ta vendosin kutitë e fundit

Policia bllokon fishekzjarrë para ndeshjes Vllaznia–Egnatia, shoqërohet një tifoz nga Shkodra

Divjakë/Mbyllet numërimi për subjektet politike në KZAZ nr. 57, PS në avantazh

Kontrolle të SPAK në disa qytete për krime zgjedhore, të përfshira disa subjekte politike

Zgjedhjet e 11 Majit/ Numërohen 3330 qendra votimi, PS thellon diferencën me PD në rang kombëtar

Numërohen 130 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Numërohen 272/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Përfundon numërimi në KZAZ 84 në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.