Gazetari Arjan Konomi është rikthyer në ekran si opinionist në një emision të përditshëm televiziv, ku të rinjtë thuhet se gjejnë dashurinë, edhe pse e gjitha i ngjan më së shumti një skenari të autores.
Në nisjen e sezonit të ri vëmendjen e ka marrë pikërisht Konomi, i cili duket se nuk i ka shpëtuar ndërhyrjeve estetike, që tashmë me siguri i merr falas në sajë të reklamave të vazhdueshme që bëhen në emision, por edhe në vetë rrjetet e tij sociale.
Konomi ngjante dhjetë vjetë më i ri me stilin e ri të flokëve që ‘shtroi’ disa dyshime.
I ka mbjellur? Ka vendosur paruke? Apo bëhet fjalë vetëm për një stil ndryshe të flokëve?
Opinionisti dhe kuratorët e imazhit e dinë më së miri përgjigjen por me apo pa dashje, Arjani mbrëmë e sot u shndërrua në krye-temë me stilin e ri të flokëve.