Prej kohësh ishim mësuar që Fifin ta shihnin me flokë të gjata deri tek beli me të cilat eksperimentonte shpesh duke i ndryshuar ngjyrën, mirëpo këngëtarja së fundmi ka marrë vendimin e papritur.
Në fotot e reja të publikuara në Instastory, Fifi shfaqet me flokë të shkurta deri tek supi duke iu bashkuar kështu trendit të ri.
Duhet thënë se këngëtares i shkon shumë ky model flokësh dhe ajo vetë duket e kënaqur.
Kujtojmë që Fifi së shpejti do publikojë një këngë të re që do vijë në bashkëpunim me Remzie Osmanin.