WhatsApp nga sot ka adhur me risi të reja. Tashmë askush nuk mund t’ju bëjë pjesë të grupeve të ndryshme pa marrë më parë aprovimin tuaj.
Pra çdo përdorues WhatsApp tashmë do të ketë tre opsione për të kontrolluar kështu nëse dikush do t’ju bëjë pjesë të një grupi apo jo. Opsionet janë “askush”, “kontaktet e mia”, ose “çdo person”.
Shpesh futja në grupe të ndryshme pa marrë aprovimin e përdoruesit konsiderohet e bezdisshme, e prej kësaj konsiderate është marrë dhe ky vendim nga drejtuesit e WhatsApp, duke sjellë kështu risinë e radhës.
(S.A/FAXWEB.AL)