11:49 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Çfarë ka Ngjela që çdo ditë e më shumë shpërthen ndaj Ramës?

09:59 | 22/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ngjelës i sos durimi me Ramën: A ka kryeministër normal ky vend, apo ka vënë si kryeministër një nomad

Avokati Spartak Ngjela pas krijimit të qeverisë “Rama 2” është shfaqur kritik në lidhje me qeverisjen e kryeministrit dhe atë që sipas tij ka synim Rama të bëjë në 4 vitet e ardhshme.

“Qeveria “Rama 2″ një qeveri mediokër që kërkon të bllokojë Reformën në Drejtësi, në funksion të marrëveshjes Rama Basha.”, kështu e ka quajtur Ngjela qeverisjen e 4 vitete që do të na pasojë.  Ai thekson në reagimet e tij se korrupsioni, krimi, droga janë ulur këmbëkryq në vendin tonë dhe e vetmja shpresë është Reforma në Drejtësi për të cilën avoktati shprehet se nuk i ndahet Amerika. 

“Amerikanët kurrë nuk do të tërhiqen nga aleanca e tyre me shqiptarët për Reformën në Drejtësi dhe për luftën kundër korrupsionit.”, nënvizon Ngjela. 

Por kritik ndaj Ramës Ngjela është edhe për dipolomacinë.  ” Aleatët e kryeministrit shqiptar,  një turp i madh”, shprehet ai duke shpeguar se Rama duke qenë se ka frikë nga drejtësia perëndimore mban mirë marrëdhëniet me lindjen.

“Të gjithë të sëmurët psikikë që kanë qenë kryeministra shqiptarë; të trembur nga koncepti i drejtësisë shoqërore dhe nga zgjedhjet e lira si kërkesë perëndimore ndaj tyre, e kanë urryer Perëndimin dhe kanë shkuar në Lindje” thotë Ngjela. 

Por nuk është ndalur me kaq. Një kritikë e tij së fundmi ka qenë për foton e Ramës me Donlad Trump-in ku thotë se Rama i trajton shqiptarët si indianë dhe kërkoi t’iu shiste një fotografi me Presidentin amerikan si sukses vetjak. “Pse, i di shqiptarët indianë ky pafille! Sa shumë janë tallur dje kur e panë që, në hall, na nxori një foto, e asgjë më. Ka qënë i trembur prandaj.”, reagon fort Ngjela. 

Por lind pyetja: Çfarë ka Ngjela që çdo ditë e më shumë që shpërthen ndaj Ramës?  A është diçka personale mes tij dhe Ramës?

Apo Rama e ka kaluar komplet limit e pritshmërive që Ngjela kishte pasi ai mori për herë të dytë pushtetin?

Rama ende nuk i ka kthyer një përgjigje Ngjelës por ky i fundit nuk dalet. Çdo ditë e më shumë kritik ndaj kryeministrist. Ç’të ketë vallë avokati?!

(J.V/Shuplaka)

 

 

 

Etiketa: edi ramakritikatqeveria rama 2Spartak Ngjela
Pas

MISTERI i vrasjes në Dibër, kush ishin dy personat që çuan trupin e pajetë në spital? Telefoni i viktimës shpresa e Policisë

Para

Askush s’e kishte vënë re! Reali i Madridit me 12 lojtarë në ndeshjen ndaj Betisit (FOTO)

Para
Askush s’e kishte vënë re! Reali i Madridit me 12 lojtarë në ndeshjen ndaj Betisit (FOTO)

Askush s'e kishte vënë re! Reali i Madridit me 12 lojtarë në ndeshjen ndaj Betisit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Albulena Haxhiu, thotë se do të tërhiqet nëse deputetët nuk e votojnë në votim të fshehtë.

Deputeti i PD Flamur Noka sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Procesi për atentat: Plaurent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “Mu drejto me emër mua!”

“Ndoja në seancë: ‘Asnjë lidhje me të arrestuarit e tjerë, nuk kam pasur interes pasuror’”

BE nën presion për të çelur negociatat me Ukrainën, Von der Leyen: Ka bërë reforma edhe nën sulme

Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve.

Dëshmia e Arjan Ndoj për gjygjin e Plaurent Dervishajt

Halit Valteri paraqitet në SPAK për të dëshmuar

Deputeti i zgjedhur i PD, Arjan Ndoja, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për t’u pyetur si dëshmitar.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.