Që policia Bashkiake e ka marrë shumë seriozisht punën e saj, kjo ka kohë që dihet. E pas të moshuarëve që nxjerrin bukën e gojës duke shitur në rrugë, i ka ardhur radha atyre që e nxjerrin jetesën nga kazanët e plehrave.
Mesa duket të grumbullosh plastikë për t’u ushqyer është e paligjshme tashmë. Në foto duket një efektiv policie “në aksion”, i cili sigurohet për sekuestrimin e bidonave të mëdhenj plastikë, nga ky mesoburrë që shihet në foto.
Se kujt i është hequr buka e gojës kësaj radhe nuk e dimë, pasi nuk dihet emri i zotërisë por polica e ka kryer më së miri detyrën e sotme: 5 bidona më pak në rrugët e Tiranës…