Në rubrikën “Kam një mesazh për ty” të LSI-së, këtë radhë ishte deputetja Kejdi Mehmetaj. Ajo u është përgjigjur live në Facebook, të gjitha pyetjeve të drejtuara paraprakisht nga ndjekësit e saj.
Një nga pyetjet ishte se “Çfarë kërkon një kalama në Parlament”. Mirëpo Mehmetaj nuk është stepur apsak, por është përgjigjur se kjo është një pyetje që i është bërë shpesh dhe pas kësaj i ka numëruar të gjitha ato që ajo ka bërë gjatë këtyre 4 viteve në Parlament.
“Mund të jetë pyetja që më është bërë më së gjati dhe më shumti gjatë këtyre katër viteve. Nëse para katër viteve do të mendohesha shumë se çfarë përgjigje të të jepja Oligen sot jam shumë më e qetë të të them se një vajzë e re si puna ime ka bërë shumë gjëra për në këto vite në Parlament ka bërë shumë gjëra për të rinjtë në rradhë të parë por edhe gjithë qytetarët shqiptarë.
Duke filluar nga ndryshimet në arsimit e lartë, prezantimi i ligjit për vullnetarizmin, inicimi i një ligji që lidh parlamentin me integrimin europian, apo çështje që kanë të bëjnë me puinësimin e të rinjve.
Ndaj them se një e re si puna ime do t’i duhet Parlamentit për të sjellë një frymë të re. Këtë mund të një vajzë e re si puna ime në parlament, dhe këtë do të bëjnë të rinjtë e LSI në Parlamentin shqiptar do të ndryshojnë besoj unë dhe shpresoj fytyrën e politikës shqiptare.”, ishte përgjigja e Mehmetaj. (D.D/Shuplaka)