Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar ditën e sotme, nëpërmjet në statusi në Facebook retorikën dhe shprehitë e Ministrit për Punët e Jashtme në detyrë Gent Cakaj.
Gjatë një konferencë për shtyp, Cakaj ka përdorur fjalën ‘momentu’, një fjalë kjo jo shqip, e cila duket se i ka ‘vrarë veshin’ analistit.
Sipas tij, kjo fjalë nuk ekziston në fjalorin shqip-shqip, ç’ka e vërteton më tepër që përdorimi i saj është i pakuptimtë.
Ndërkohë që Dylgjeri i ka dhënë kuptim fjalës moment si çast apo kohë , ai nuk ia ka gjetur dot kuptimin prapashtesës “tum” duke kërkuar kështu ndihmën e miqëve në rrjetin social. Në mbyllje të shkrimit, Dylgjeri i ka kërkuar gjithashtu një shopjegim vetë ministrit Cakaj.
Statusi i plotë:
A mund të ma shpegojë kush “fjalën shqipe” momentum?
Kjo Fjalë është përdorur sot nga Ministri Gent Cakaj në një konferencë shtypi. E padëgjuar!
Hapa fjalorin shqip -shqip dhe se gjej kërkund shpjegimin në shqip të kësaj fjale!
Po mundohem ti jap vete një shpjegim.
Momentum është një fjalë e përbërë nga moment dhe tum.
Moment; shqipërohet- kohë, çast..
Po tum ç’të jetë vallë?
I lutem zotit Gent Cakaj të më japë një shpjegim: Çfarë është tumi? – zoti Ministër.
Jam në pritje.Flm