14:55 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

“Çfarë lekësh do ti moj, mos na bëj numra”, bashkëshortja e Agim Arapit përshkruan skenën e krimit, bën përgjegjës Jurgen Kurtin

09:12 | 15/04/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Publikohet VIDEOJA e krimit në Durrës, si dalin autorët nga “Porsche” dhe rrahin për vdekje biznesmenin

Disa ditë pas vrasjes së Agim Arapit në Durrës, bashkëshortja e tij tregon detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi jetën pronari i supermarketit në lagjen nr. 1 të qytetit. Vjollca Arapi ka rrëfyer me lot në sy dhunën barbare ndaj të shoqit, teksa ajo ishte e pranishme, edhe si e gjeti të vdekur pasi ishte larguar për disa minuta.

Në një rrëfim për një gazetë të përditshme, ajo shprehet se gjithçka nisi pasi vetë ajo i kërkoi Jurgen Kurtit t’u jepnin detyrimin prej 13 mijë lekësh dhe si ai ia ktheu: “Ai m’u përgjigj në mënyrë shumë të ashpër dhe banale. Madje, edhe më kërcënoi. Më tha “Çfarë lekësh do ti moj, po ik andej, mos na bëj numra shumë”. Në këtë moment zbriti Gimi, i cili i tha se nuk ishte mirë që sillej ashtu, pasi ishim në moshën e prindërve të tij.”

Kjo ngjarje u pasua nga dhuna e ushtruar ndaj bashkëshortit të saj brenda ambientit të dyqanit të tyre, ku ajo ishte e pranishme. Vjollca Arapi shprehet se një moment u largua për të kërkuar ndihmë e kur u kthye e gjeti të vdekur të shoqin.

“Kur u ktheva unë në dyqan e gjeta të vdekur. Ishte i masakruar totalisht. Unë nuk e pashë fillimisht Jurgenin ku ndodhej, pasi dola për të kërkuar ndihmë në lagje. Këtë thashë edhe në polici, që nuk e kisha parë nëse kishte marrë pjesë në sulm apo jo. Por kur iu ktheva filmimit të kamerave të sigurisë që i kemi në dyqanin tonë pashë se Jurgeni kishte hyrë brenda në dyqan dhe e kishte goditur Gimin me një mjet të fortë në pjesën e fytyrës. Policia e ka lënë të lirë, por ai duhet të jetë brenda. Ai para një viti vrau babain e tij dhe mori në qafë dajën, ndërsa tani mori në qafë bashkëshortin tim, por edhe vjehrrin e tij.”, rrëfen ajo duke kërkuar që të vihet drejtësi.

Referuar rrëfimit të saj, Agim Arapi kishte rreth 8 muaj që kishte kryer një ndërhyrje në zemër, ndaj nuk i kishte bërë dot ballë agresionit dhe dhunës ndaj tij.

(XH.A/SHUPLAKA)

Pamje nga krimi ne Durres, ku u vra Agim Arapi
Etiketa: bashkeshortjadurresrrefimVrasja
Pas

“Ëndërr me sy hapur”, urimi i Ramës për një të shtunë të qetë

Para

Sot derbi Inter-Milan, pritet një shikueshmëri prej rreth 862 milionë njerëzish

Para
Sot derbi Inter-Milan, pritet një shikueshmëri prej rreth 862 milionë njerëzish

Sot derbi Inter-Milan, pritet një shikueshmëri prej rreth 862 milionë njerëzish

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zbulimi i ‘shtëpisë së barit’ në Fier, Prokuroria nis hetimet ndaj pronarit dhe specialistit teknik të OSHEE

E rëndë në Tiranë! Dyshohet se konsumoi fotoksinë, përfundon në spital 60-vjeçarja

Turizmi në Shkodër/Prefektja kërkon masa, bashkitë duan financime

Nënshkrimi i parë nën “epokën” Tare, Milani rikthen në stol trajnerin e njohur

Rama u shfaq krah mikut të tij në Gjermani, Berisha: Urimi i Elmar Brok për të është ironi

Rama në ceremoninë e akordimit të çmimit “Karli i Madh” për presidenten e KE, Ursula von der Leyen

Berisha: Shkeljet janë flagrante, kurrë ne nuk do të ftonim diasporën të votonin me një postë që kalon nga Posta Shqiptare

Berisha: Pamjet tregojnë se vota e diasporës është në duart e patronazhistëve, të drejtuar nga Taulant Begajaris

Krimi ndërkombëtar/3 shqiptarë i dorëzohen drejtësisë italiane për drogë dhe armë

Berisha: Sipas OSBE-ODIHR, mediat kryesore të vendit të rreshtuara me qeverinë, po tentojnë të mbulojnë farsën e 11 majit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.