Shpeshherë gjatë “Komunikimit Javor” kryeministri Edi Rama shfaqet bust dhe prapa tij qëndrojnë disa rafte me libra. Padyshim që ai lexon madje ka botuar edhe librin e tij “Kurban” disa vite më parë.
Por së fundmi cilat janë librat e preferuar të Ramës që mban në rafetet e biblotekës së tij?
Ndër të tjera ajo që vumë re ne sot gjatë “Komunikimit Javor” të kryeministrit ku ai u shfaq jo pak i prerë ishte një libër me titull “Bora”. Ky libër i shkruar nga Orhan Pamuk, shkrimtari i njohur turk që me këtë vepër ka fituar çmimin “Nobel “në vitin 2006.
Ende nuk dihet nëse kryeministri e ka lexuar këtë libër apo është do ta lexojë së shpejti. Por duhet të theksojmë që fabula ka të bëjë me një personazh që mbetet peng i gënjeshtrave dhe theshethemeve.
Fabula:
Personazhi kryesor rrugëton dhe mbërrin në një qytet ku dimrat e të cilit janë të acartë e të akullt. Ai bie shpesh në situata të rënda dhe mbetet peng i gënjeshtrave dhe theshethemeve, por gjatë qëndrimit të tij në hotelin “Karpallas”, që drejtohet nga zotit Turgut dhe dy vajza re tij të bukura, Ipeku dhe Kadifja, ai e ndjen se mund të gjejë edhe lumturinë në këtë humbëtirë. Tek dashuria e tij hyjnore për Ipekun, ai do të përpiqet të kompensojë zinë që i pjell ky mjedis i mbuluar nga bora e bardhë, e që shpesh shkon deri në kufijtë e absurdit. (J.V/Faxweb)