00:06 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë më tha Ilir Meta pas intervistës? Rrëfehet Dritan Hila

22:05 | 07/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shkurt dhe qartë, Meta i përgjigjet pyetjes: A po e motivon ai PD-në të qëndrojë në çadër

Pas intervistës së mbrëmshme me kreun e LSI-së Ilir Meta, analisti Dritan Hila tregon se çfarë politikani i ka thënë atij jashtë kamerave.

Në një shkrim të publikuar në dritare.net, Hila bën me dije se pavarësisht se të shumtë janë ata që janë kuriozë të dinë se çfarë i ka rrëfyer atij kreu i Kuvendit, ajo që ka kuptuar ai nga biseda është thjesht se situata është e komplikuar.

“Të gjithë me siguri prisnin përgjigjen time pa doreza të tipit “pas x ditësh do të futet në zgjedhje”, ose “do të braktis qeverinë”, apo “do ta çojë Ramën drejt votëbesimit”.
Në fakt në kafen e kortezisë të pas intervistës edhe unë i bëra pyetjen që bëhet në të tilla raste, “Si e shikon dhe mendon se do të vejë situata?”.
Ajo që kuptova nga biseda ishte se ai situatën e shikonte shumë të komplikuar; se mes tre figurave qëndrore të sotmet ai ishte i vetmi që kishte eksperiencën e drejtimit të vendit në kushte të vështira dhe kishte qenë lojtar i dorës së parë gjatë 25 vjetëve…”, shkruan Hila.

Analisti shton se politika është një lojë hijesh, hamendësimesh dhe pasqyrash që shoqërojnë çdo politikan.

SHKRIMI I PLOTË

Pas intervistës me Ilir Metën, qenë të shumtë që më pyetën: “Çfarë të tha diçka, që nuk e tha përpara kamerave? Çfarë do të bëjë?”

Të gjithë me siguri prisnin përgjigjen time pa doreza të tipit “pas x ditësh do të futet në zgjedhje”, ose “do të braktis qeverinë”, apo “do ta çojë Ramën drejt votëbesimit”.
Në fakt në kafen e kortezisë të pas intervistës edhe unë i bëra pyetjen që bëhet në të tilla raste, “Si e shikon dhe mendon se do të vejë situata?”.

Ajo që kuptova nga biseda ishte se ai situatën e shikonte shumë të komplikuar; se mes tre figurave qëndrore të sotmet ai ishte i vetmi që kishte eksperiencën e drejtimit të vendit në kushte të vështira dhe kishte qenë lojtar i dorës së parë gjatë 25 vjetëve; se nuk e dinte sesi silleshin nën presion Rama dhe Basha; se nuk e njihte atë që inxhinierët e quajnë pika e thyerjes së tyre dhe kjo ia vështirësonte parashikimin; se nuk e dinte se deri ku mendonte ta shtynte Rama mospërfilljen e tij dhe deri ku mund të shkonte Basha me bojkotin; se nëse Berishës i njihte fuqinë dhe kontrollin mbi turmat, nuk e dinte sesa Basha do të mund t’i mbante ndjekësit e tij të disiplinuar dhe a e kishte fuqinë të fuste prapë në shishe djallin që mund të dilte; se në 25 vjet politikë kishte pasur rastin të ishte adoleshenti i çakërdisur dhe kryeministri në ditë të vështira që kishte parë vendin të rrënohej, dhe e dinte sesa një mospërllogaritje e saktë e humorit të turmave, mund të çonte në revolta vetëshkatërruese; se ndërkombëtarët shpesh nuk njohin pulsin e popullsisë dhe janë të saktë vetëm në misionet humanitare; se mendonte që asnjeri nga interlokutorët e tij vendas apo të huaj nuk e njihnin kompleksitetin e ngjarjes; se i mungonin zërat autoritarë në kampet e palëve të tjera që të mund të këshillonin liderët për paqe dhe jo për luftë; se as ai as Rama as Basha nuk e dinin cila do të ishte zgjidhja, por fatkeqësisht vetëm ai kishte eksperiencë dhe e dinte sesa e vështirë është të ndalosh nëse do të fillonte rënia e lirë e krizës; se nuk mund të bënte kamikazin që prisnin demokratët dhe as vasalin e bindur që prisnin socialistët, pasi kjo nuk do t’i shërbente as votuesve të tij, dhe askujt nga palët; se ndërkohë ekonomia po bllokohej dhe shumë biznesmenë kishin bllokuar investimet, ndërsa të huaj po iknin; se tensioni social po rritej çka ishin faktorë shtesë që do të vononin zgjidhjen; se kjo nuk ishte një frikë që kishte për veten por për vendin, i cili nuk mund ta përballonte një ’97-të tjetër të cilën ai do të bënte çfarë kishte në dorë ta ndalonte.
Sigurisht për shumë lexues që kanë qenë edhe dëgjues, do të thonë se këto pak a shumë i dëgjuam; se këto nuk thonë asgjë; se ashtu si gjithë politikanët as ai nuk jep një përgjigje të prerë.

Por kush e njeh politikën e di mirë se kjo është e vërteta: një lojë hijesh, hamendësimesh dhe pasqyrash që shoqërojnë çdo politikan. Si vetë jeta. (D.D/Shuplaka)

Ilir Meta (në të majtë), Dritan Hila (në të djathtë)
Etiketa: Dritan Hilailir meta
Pas

Analisti: Pse Kryeministri hyri kryepulë e doli kryegjel nga studioja e Rakipit

Para

Deputeti: Qeveria e Ramës ikën pas 40 ditësh, pastaj…

Para
Deputeti: Qeveria e Ramës ikën pas 40 ditësh, pastaj…

Deputeti: Qeveria e Ramës ikën pas 40 ditësh, pastaj…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.