Minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri u shkarkuar nga kryeministri Edi Rama nga detyra. Pavarësisht se mund të kenë qenë ditë të ngarkuara për ministrin në ikje, Saimir Tahiri, dikush ka menduar t’i bëjë edhe një surprizë të këndshme.
Por ajo çka marrë si falënderim ishte vërtet emocionuese. Policët e Qarkullimit i dhuruan një bluzë me logon e Rrugores ku shkruhej “S.Tahiri, ministri për bëri ndryshimin”. Më pas ka firmosur në të, jo vetëm Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, por edhe çdo punonjës policie
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po le detyrën pas më shumë se 3 vite e gjysëm (më shumë se çdo ministër tjetër në pas viteve ’90).
E mori detyrën në vjeshtën e 2013 kur policia ishte ndër institucionet më të korruptuara në perceptimin e publikut. Sot, Policia besohet më shumë edhe se institucionet fetare, duke lënë pas çdo institucion publik.
Pasi ka mbyllur mbledhjen e Kryesisë së PS-së, ku është mësuar emri i ministrit pasardhës, Saimir Tahiri ka nisur një tur takimesh falënderimi me efektivët e policisë në Tiranë.
Mësohet se gjatë një bashkëbisedimi me Rrugoret e Tiranës, prej nga nisi reforma më e fortë në 2013, Tahiri ka shprehur vlerësim për angazhimin dhe rezultatet. (J.V/Shuplaka)