I ftuar në studion e Fax News ditën e sotme ka qenë aktivisti Aulon Kalaja. Kalaja në një bisedë me gazetaren Xhilda Kondi duke diskutuar për realitetin politik pas zgjedhjeve të europarlamentarëve dhe se si kanë ndikuar këto të fundit në rastin e Shqipërisë është shprehur optimist për fitoren e Partive Popullore Evropiane duke treguar se një fitore e tillë pro Perëndimore ecën në të njëjtën linjë me atë çka aspiron Shqipëria.
Megjithatë Kalaja po ashtu nuk ka hezituar të shpreh kriticizmin e tij për eurodeputetetin Knut Flanckenstain, duke thënë se ky i fundit nuk ka qenë asnjëherë pro opozitës dhe madje me deklaratat e tij të papërgjegjshme jo vetëm që ka sulmuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë opozitën, por edhe ka intimiduar edhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.
“Këtu në Shqipëri kemi pasur eurodeputet të cilët i kanë parë me syzet e qeverisë zhvillimet politike në vend. Nuk kanë parë situatën e kanabisit kur e gjithë Shqipëria ka qenë e mbuluar nga kanabisi, ndërsa edhe shqiptarët po ashtu janë bërë konfuz nga qëndrimet e ndryshme të këtyre europarlamentartëve nga njeri-tjetri.
Personazhe të cilët kanë në pikëpyetje karrierën e tyre politike vijë këtu në Shqipëri dhe mund të korruptohen fare lehtë nga qerveria dhe të japin deklarata të papërgjegjshme. Kujtojmë se, ashtu sikurse Fleckenstein foli në fillim për situatën e drogës dhe për Saimir Tahirin, një javë më vonë e tërhoqi atë deklaratë. Çfarë ndodhi? Mos vallë u morën zhaget me para dhe nuk u fol më për këtë gjë.
Ne po jetojmë këtu. Çfarë na tregojnë neve ata? Demokracinë e Lirë? Reporterët pa kufijë thanë të kundërtën. Na tregojnë çeljen e negociatave? Parlamenti Holandez votoi me 102 vota pikërisht vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë. Është një ngjarje e paprecedentë, nuk ka ndodhur nonjëherë që një vendi t’i hiqen dhe ti vendoset sërish regjimi i vizave.
Flanckenstain së bashku me eurodeputetin Eduart Kukan kanë qenë të dy shumë të shqetësuar pasi renditeshin shumë larg në listat e partive që përfaqësonin.
Dhe duhet thënë që për Flanckenstain më doli në fakt parashikimi nuk u bë deputet. Shumë njerëz nuk e besonin dot ikjen e tij, pasi ai kishte marrë një rol pretagonisti. Vinte në Shqipëri në kohën kur opozita kishte djegur mandatet dhe bënte deklarata shumë të forta, madje shkoi deri në atë pikë sa intimidoi kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.
Flankenstein ka mbajtur qëndrime antagoniste për Shqipërinë dhe s’ka folur më pas herës së parë kundër qeverisë. Gjatë takimeve që ka patur me ish-Ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin dhe kryeministrin Rama ai ka mbajtur qëndrime kryekëput sikur të ishte kryetari i Partisë Socialiste të Degës për Brukselin.
Ky euro deputet e ka sulmuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë opozitën. Jo vetëm që nuk ka thënë një fjalë të mirë përballë kërkesave të saj pas djegies së mandateve në lidhje me demokracinë që kërkonte opozita, por që bënte karshillëk me disa personazhe të dalë boje që tanimë nuk përfaqësojnë asgjë, e që më herët kanë qenë qoftë edhe Ministra të Integrimit. Flas këtu për zonjën Majlinda Bregu, e cila është distancuar dhe ka sulmuar Partinë Demokratike.
Ndërsa më pas Flanckenstain u pa edhe në krah të Ralf Gjonit të cilin e bindi të hynte në Parlament. Ishte një personazh me dritë hije, i cili nuk e përfaqësonte interesat e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe që e mori përgjigjen në renditjen që i bëri partia e tij në zgjedhjet për eurodeputet. Moszgjedhja e Flanckenstain është një gjë positive për Shqipërinë kryesisht, sepse përsa i përket Ramës normalisht që ai ka një perceptim ndryshe.
Fitorja e Partive Popullore Europiane është një diçka e mirë, për mendimin tim. Është fitorja e një fryme pro Perëndimore me të cilën ecim edhe ne, normalishte edhe pjesëmarrja e lartë mbi 51% në zgjedhje është diçka pozitive. Kur ka vullnet për të marrë pjesë në zgjedhje edhe edhe një rezultat më të pjekur dhe europianët e kanë vlerësuar një gjë të tillë.”
Lidhur me zgjedhjet e Parlamentit Evropian, dhe dorëheqjen e menjëherëshme të Tsipras pas humbjes së zgjedhjeve aktivisti Kalaja shprehet se vendimi që ka marrë ky i fundit është diçka që nuk mund të ndodhte në Shqipëri nga kryeministri Rama nëse ky i fundit humb zgjedhjet. Ndërkohë që i cilëson letrat e kryeministrit si letra bulliste.
“Lajm nga e gjithë kjo histori ishte edhe dorëheqja e kryeministrit të vendit fqinj. Aleksis Tsipras e ka dëgjuar verdiktin e qartë të popullit të tij, duke u tërhequr pas humbjes së 3-fishtë që pati ndaj zgjedhjeve për Perfektura, zgjedhjeve lokale dhe atyre për Parlamentin Europian. Kjo tregon se nuk kemi të bëjmë me një kryeministër të pa përgjegjshëm si ky i yni. Dyshoj se Rama po ti humbte zgjedhjet do të vepronte në një mënyrë të tillë.
Dyshoj që zgjedhjet e 2017 janë të lira, të barabarta dhe legjitime, ja vetëm për shkak të dosjeve të nxjerra nga Prokuroria por edhe deklaratave të OSBE-së. Mendoj se këto zgjedhje kanë qenë të deformuara. Rasti i Greqisë shërben për të na treguar se si vepron një vend anëtar i BE-së, i cili pavarësisht problemeve me borxhet dhe me kushtet që i ka vendosur Trojka merr vendimin që 2 ditë pas zgjedhjeve europiane të shpall zgjedhje të parakohshme në vend. Ndërkohë në Shqipëri opozita ka që nga data 16 shkurt që është në protestë, protesta masivizohet dhe ne kemi një kryeministër që dërgon letra bulliste.”
Ndërsa flet për letrat e Kryeministrit Rama dhe përmbajtjen e tyre në të cilën thuhet se nuk mund të shtyhen zgjedhjet për shkak se nuk ia lejon Kushtetuta, Kalaja shprehet se kërkesat e opozitës janë të qarta dhe se kjo nuk është ajo çka opozita kërkon. Sipas, Kalasë opozita kërkon zgjedhje të lira dhe të barabarta, ndërsa me tone të ashpra madje duke e quajtur edhe qesharak aktivisti i është drejtuar ndaj Kreut të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja duke e cilësuar këtë të fundit si të paaftë.
“Nga Rama mund të kemi jo 6 por një pafundësi letrash, ndërkohë që letrat në vetvete nëse i lexon si duhet kërkojnë mospjesëmarrjen e opozitës në dialog. Dhe po ashtu edhe për opozitën s’ka dialog, ndërkohë që kjo e fundit ka dalë në shesh.
Përsa i përket rezultatit të zgjedhjeve, pavarësisht se sondazhet flasin për një fitore të opozitës, e ndodhur në këto kushte kjo e fundit nuk arrinë dot t’i materializojë zgjedhjet. Sa të shkojë vota në kutitë e votimit dhe deri sa të lexohet është një rrugë e gjatë dhe kryeministri Rama e ka treguar që është një manipulator i zoti. Ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të barabarta. Në qoftë se kjo bëhet atëherë kauza është e fituar. Ne duhet t’i afrohemi më shumë gjetjes së një zgjidhje për 30 qershorin dhe jo t’i gëzohemi faktit që s’do të ketë zgjedhje.
Rama në vetë 6 letrat e tij na hiqet si një dashnor i Kushtetutës duke thënë se, shtyrja nuk lejohet nga ligji, ndërkohë që është një profanë dhe i rrethuar nga persona të tillë si Kryetari i Komisionit të Ligjeve… E kini parë sa qesharak është… Si mund të jetë Kryetari i Komisionit të Ligjeve një njeri analfabet. Si e ka ky? Manja… Është një histori bajate domethënë. Nuk e meriton Shqipëria një njeri të tillë, aq më tepër kur ne pretendojmë që legjislacionin shqiptar do ta përafrojmë me atë të BE-së. Ky do ta bëjë legjislacionin shqiptar. Pra jemi në kushte kur kryeministri me anë të letrave të tij pretendon që po zbaton Kushtetutën dhe nuk mund t’i shtyjë zgjedhjet, ndërkohë që askush nuk i ka kërkuar të shtyjë zgjedhjet. Ne duam vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme asgjë më tepër.”
Duke folur për protestën e ardhshme kombëtare të opozitës, të 2 qershorit Kalaja shprehet se kjo do të jetë një protestë masive e cila pritet të sjellë ndryshimin.
“ Kjo protestë pritet të jetë protesta më e madhe. Sipas indikacioneve që ne kemi, kjo pritet të jetë një protestë madhështore e cila pritet ta ndryshojë Shqipërinë në vetvete. Këtu nuk flasim vetëm për masivitet, sepse Rama nuk e kupton masivitetin. Ky njeri nuk ikën me gandizëm. Nuk e kupton gandizmin dhe qëndresën ky njeri. Kemi një kryeministër skizofren i cili duhet të marrë përgjigjen e merituar. Kemi një kryeministër frikacak do të thoja unë, dhe e vetmja protestë që e ka tmerruar këtë njeri ka qenë protesta e 11 majit.
Data 2 qershor është një këmbanë alarmi. Nuk duhet më gandizëm, por duhen zgjidhje më konkrete se si ky njeri mund të tërhiqet nga çmenduria e një shteti monist, e votimeve me një kandidatë si në kohën e Hoxhës, sepse nuk ka zgjedhje, por thjesht votime. Rama po shkon drejt perjudhës moniste me partitë me paterica të tij, të cilat nuk kanë dokument ligjor për kandidatët e tyre. Meqënse nuk ka reflektuar atëherë ai do të marrë një përgjigje tjetër në datën dy qershor, e cila besojë unë nuk do të jetë një protestë e ngjashme me protestën e 25 majit si në koncept, orar dhe në masivitet, apo edhe në skenografinë që do të përdoret aty.”
Discussion about this post