“Kënga Magjike” tërhoqi vëmendjen e të gjithëve por një moment interesant iu shpëtoi të gjithëve. Ndërkohë që nata finale vijonte të transmetohej “live “dhe konkurrentët ishin shumë të emocionuar në prapaskenën e “Këngës Magjike”, dy vogëlushe po shijonin momentin në maksimum.
Fjalën e kemi për vajzën e Ardit Gjebreas, Anën dhe atë e Presidentit Ilir Meta, Erën. Për asnjë moment ato nuk janë ndarë nga njëra-tjetra. Ato qëndronin para ekranit që ndodhej në prapaskenë duke pritur momentin kur Ana do të këndonte me të atin.
Edhe pse do të dilte para qindra të ftuarve në skenën e Pallatit të Kongreseve, Ana nuk dukej aspak e frikësuar, madje as edhe shumë emocionuar. Mesa duket ajo tashmë është mësuar me skenën.
Teksa prisnin të dyja shfaqen në këtë video duke kërcyer me njëra-tjetrën. Ana u ngrit për të kërcyer balet me Erën dhe e shijuan momentin. Madje Era ka marrë edhe në krahë Anën teksa kërcenin. Duhet të themi që Ana shkëlqeu në skenë teksa këndoi me babain e saj. (J.V/Faxweb)
https://www.youtube.com/watch?v=DIIJ2FRT8aQ