Presidenti Ilir Meta ka pasur një reagim të ashpër ditën e sotme, pas shkarkimimit nga KPA të Besnik Muçit, kundër qeverisë dhe disa ndërkombëtareve të cilët i cilësoi si “Palaço”.
Me tone aspak të zakonshme për të Meta tha se e vetmja zgjidhje që ka sot vendi është referendumi, ku ai do të jetë në anën e shqiptarëve, ndërsa Rama ‘’me palaçot ndërkombëtarë”.
Meta tha se ai SHBA-të i ka në zemër, po nuk mund të pranojë heshtjen e ”Rrugës së Elbasanit”, teksa Kushtetuta e Shqipërisë shkelet në të gjitha format.
Ndërkohë që pak para se të dilte, teksa pritej me interes të madh nga gazetarët, Meta përshëndeti në mënyrë ushtarake gardistin e presidencës.
“Presidenti Meta nderon ushtarin e Gardës para prononcimit per mediat. Mesohet se Presidenti Meta ia tha se Ti do jesh ushtari i dyte ne mbrojtje te Republikes se ushtari i pare do jem une!”- mësohet ti ketë thënë Meta.
Kujtojmë se dje zëdhënësi i kreut të shtetit deklaroi se “për të gjithë shqiptarët se z.Meta, jo vetëm është plotësisht i ndërgjegjshëm për përgjegjësitë e Tij Kushtetuese, si Kryetar i Shtetit, si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, por mbi të gjitha ai ËSHTË DHE DO TË JETË NË RAST NEVOJE USHTARI I PARË NË MBROJTJE TË REPUBLIKËS DHE KUSHTETUTËS”, shkruan Blushi.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post