Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kinë ku një grup agjentëve të shitjes, i ‘kërkuan’ menaxheres t’i godiste në fytyrë, për ti ndëshkuar që nuk kishin punuar sa duhet.
Sipas mediave të huaj punonjësit u kritikuan për ‘dembelizëm’, ndërsa kishin deklarauar se do të pranonin gjithçka për të kërkuar falje dhe donin të gjenin një zgjidhje.
Kjo situatë erdhi pasi menaxherja u kishte thënë atyre se çfarë ndëshkimi duhet bërë ndaj tyre, ndërsa ata u shprehën se meritojnë goditjet dhe iu përgjëruan për t’i qëlluar.
Ngjarja që është shpërndarë në rrjetet sociale, ka bërë që menaxherja të kritikohet ashpër dhe gjithçka si një sajim i pakuptimtë. Raportohet se ajo ka dhënë dorëheqje, për të mos punuar më në atë kompani.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=Gzu1RQfJVmE
(B.H/Faxweb)