Çfarë do na ndodhë pasi të vdesim, kjo është një nga pyetjet që na shoqëron përherë në ekzistencën tonë. Shumica e lidhin jetën pas vdekjes me besimet fetare, dikush tjetër është më skeptic dhe as nuk mendon se mund të ketë jetë pas vdekjes.
Shumëkush mund ti kthehet ky mendim edhe qëndror në mendjen e tij. Dikush e ka fobi dhe dikush tjetër e merr më me ‘’sportivitet’’ mendimin për vdekjen, po në fund të jetës askush nuk mund ti shmanget dot vdekjes.
Dr. Sam Parnia e Unversitetit shtetëror të New York në Stony Brook dhe autore e botimit “Erasing Death” është një prej eksperteve që drejtojnë edhe studimin.
“Njerëzit që janë ndodhur shumë pranë vdekjes, zakonisht përshkruajnë një ndjenjë të thellë paqeje. Disa prej tyre përshkruajnë një tunel dhe dritë, ngrohtësi”, shprehet Dr. Parnia gjatë një interviste.
“Ndoshta aspekti më interesant është se një grup i vogël prej tyre përshkruan ndjenjën se ndahen nga trupi i tyre dhe shikojnë doktorët dhe infermierët që përpiqen t’u shpëtojnë jetën. Pavarësisht se ata janë klinikisht të vdekur”, shton më tej Dr.Parnia.
Dr.Parnia tregon se së bashku me kolegët e saj kanë studiuar rastet e 2000 pacientëve që janë kthyer nga vdekja, se sa të ndërgjegjshëm kanë qenë ata, edhe pasi truri i tyre ka “vdekur”. Sipas këtij studimi rezulton se 40 % e pacientëve kanë pasur perceptimin se kanë qenë të kthjellët, 10% kanë pasur eksperiencat klasike të pranë vdekjes dhe vetëm 3 % e tyre kanë qenë të ndërgjegjshëm dhe të kthjellët për t’i përshkruar gjerat.
Një tjetër mjek, i cili ka studiuar fenomenin është Dr. Jeffrey Long, onkologjist dhe autor i librit “God And The Afterlife”. Ai tregon se grupi i tij ka studiuar mbi 4000 raste dhe raporton se ka gjetur një element shumë konstant gjatë hulumtimit.
“Mund të jetë një pasqyrim i jetës, ata thonë se shikojnë pjesë themelore të jetës së tyre. Madje tregojnë se takojnë të afërm të tyre që kanë ndërruar jetë më parë. Këto janë ribashkime të gëzuara. Dy fjalët më të përdoruara për të përshkruar eksperiencën pranë-vdekjes janë paqe dhe dashuri”, shprehet Long.
Por jo çdokush beson në këto dëshmi, duke i vlerësuar ato si halucinacione.
Për ta kuptuar më mirë këtë situatë, Dr. Parnia ka filluar një studim të ri, duke u vënë një zhurmë specifike pacientëve që pësojnë infarkt. Imazhe të pazakonta do të vendosen në dhomat e spitaleve që të jenë të dukshme vetëm në shikon nga sipër, në teori, të një shpirti që ndahet nga trupi fizik.(E.K/SHUPLAKA)