Hillary Clinton është padyshim një nga gratë më me ndikim në SHBA. Ish-zonjë e parë dhe kandidate për presidente ajo ka shumë për të folur në lidhje me karrierën e saj politike.
Një histori suksesi po rezulton libri i saj “Çfarë ndodhi – historia e zgjedhjeve”. Sipas mediave ndërkombëtare libri në një javëka shitur plot 300,000 kopje në platfromat e ndryshme të shitjes.
Libri shiti 168,000 kopje të printuara, numri më i madh i librave jo të trilluar në pesë vjet, ndërsa pjesa tjetër i përkisnin shitjeve në versionin e-book. “Çfarë ndodhi” është gjithashtu numri një në listën e librave më të shitur dhe të lexuar të amazon.com si dhe mban një vlerësim me 5 yje.
I gjithë ky sukses i ditëve të para të librit u mbyll gojën kritikëve të Clintonit që kërkonin që ajo të largohej nga skena politike.
Hillary është duke realizuar një tur për librin e saj i cili përfshin intervista, dhënie autografesh dhe fjalime të mbajtura në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Libri, i cili u përshkrua nga The Neë York Times si “rritës i madh i nivelit të kualitetit,” ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe medias që kur u anonçua botimi i tij. Duke pasur një mori të vlerësimeve pozitive, nuk është i çuditshëm ky debutim i mirë i tij gjatë javës së parë.
Megjithatë, kjo nuk është më e mira që ish-zëvendës Sekretarja e Shtetit ka arritur. Sipas Associated Press, performanca më e mirë i takon librit “Historia e Jetës”, i botuar në vitin 2003, i cili shiti 600,000 kopje gjatë javës së parë të botimit dhe mbi 1 milion gjatë muajit të parë.
(E.K/SHUPLAKA)