Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic ishte pjesë e takimit që kancelaria gjermane Angela Merkel zhvilloi në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Fillimisht kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapic raportohet që nuk është lejuar të futet në doganën e Shqipërisë, për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo një pasaportën e vaksinimit anti-Covid.
Më pas u publikua në media se një ndër arsyet kryesore e kthimit të Krivokapic ishin radhët e gjata në kufi për shkak të shtrëngimit të masave anti-Covid.
Menjëherë Krivokapic së bashku me përfaqësues të tjerë të qeverisë u “detyrua” të fluturojë drejt Tiranës me avion. Vlen të theksojmë që për të hyrë në Shqipëri duhet të dokument vaksinimi, një test negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë.
Montenegrin PM Zdravko Krivokapić was apparently turned back at the Albanian border for not having a valid PCR test or a vaccination passport, which might stop him from attending the Western Balkans lunch with German Chancellor Angela Merkel. Embarrassing. pic.twitter.com/L7qHkYeqNM
— Aleksandar Brezar (@brezaleksandar) September 14, 2021