Ditën e sotme Tirana dhe disa qytete të tjera të vendit janë zgjuar pa lëvizje të automjeteve pas urdhërit të dhënë nga ana e qeverisë. Autostrada Tiranë-Durrës ka qën plotësisht e boshatisur, ndërkohë që drejtori i Qarkullimit Rrugor, Erjon Ahmeti dha detaje lidhur me aksionin e policisë rrugiore.
“Që prej orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme, gjithë shërbimet policisë janë të angazhuara për bllokimim e të gjitha mjeteve private përvec atyre të emergjencës, e mjetet e transportit të mallrave, sic po e shihni, policia është prezente duke monitoruar dhe duke kontrolluar cdo lloj mjeti në drejtim të rinasit dhe në drejtim të Durrësit
Aktualisht kemi konstatuar njerëz me biletat e të afërmëve të tyre duke i marrë dhe duke i cuar në drejtim të Rinasit. Aktualisht nuk kemi ndonjë problem, segmentet janë të lira”.
Personat që janë ndaluar kanë qenë të gjithë të pajisur me akreditimin?
“Pjesa më e madhe të akredituar, një pjesë e vogël të pa pajisur duke pasur urgjenca dhe transportin e njerëzve familjarë, kur s’kanë pasur emergjenca është bërë shoqërimi në komisariate edhe i automjeteve për verifikimin e saktë dhe do operohet edhe me gjobë sipas Kodit Rrugor për shkeljen e gjithë asaj cfarë është thënë”.
Discussion about this post