Ka përfunduar në një të vrarë dhe në dy të plagosur bilanci i një konflikti që nisi në familjen Zhidru në Elbasan, dhe që çoi në një rezistencë me armë ndaj policisë nga ana e 71-vjeçarit Lefter Zhidru.
Fax News ka siguruar pamjet e momentit kur forcat RENEA kanë shkëmbyer zjarr me Zhidrunë, i cili qendroi në banesë për 5 orë, dhe iu përgjigj negativisht çdo thirrjeje të bërë nga policia për tu dorëzuar.
Si përfundim ai u vra nga forcat RENEA pasi qendroi në momentet e fundit në kuzhinën e banesës, ndërkohë që në Elbasan mbërritën edhe snajper që bën të mundur monitorimin e 71 vjeçarit nga pallatet përrreth. Siç shihet dhe në videon e mëposhtme, të shtënat kanë qenë të vazhdueshme.
Kujtojmë se gjithçka nisi rreth orës 13 pas mesditës së sotme, ku Zhidru pas sherrit me bashkëshorten e tij qëlloi me armë në drejtim të Policisë së Elbasanit fillimisht, ku dhe la të plagosur dy kalimtarë të rastit.
Më pas në të gjithë zonën u vendos perimetër sigurie, dhe nisën negociatat, po duket se 71-vjeçari e kishte ndarë mendjen se do të bënte rezistencë, e për mos të rrezikuar jetën e të tjerë personavem, RENEA vendosi që ta ekzekutonte.
(E.K/Faxweb.al)