Një 47-vjeçar është arrestur nga ana e Policisë, pasi ka detyruar një fëmijë që të vjedhë në market.
Specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin Y. A., 47 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se nëpërmjet kanosjes ka shtyrë shtetasin e mitur J. M., 14 vjeç, të vjedhë në një minimarket në qytetin e Kukësit, ku ka vjedhur një sasi lekësh.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur J. M., për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Shtytja e të miturve në krim”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale”, ” Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Vjedhja”.