Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arjan Çani, ka folur për takimin me presidentin e SHBA-ve Donald Trump në Washington.
“Biseda kokë më kokë zgjati 3-4 minuta, ndërsa aktiviteti zgjati 2 orë.Biseda ishte frymëzuese për mua. Është një njeri që ka nisur një kauzë të madhe kur për herë të parë një njeri i vetëm është vënë kundër të gjithëve. SHBA-të e mbështetin Trump-it”, tha Basha.
Kreu demokrat më tej tha se Rama nuk e ka takuar Trump dhe këtë e mësoi pas takimit me Presidentin.
“ Unë kam lidhje jashtëzakonisht të fuqishme me Shtëpinë e Bardhë. Kisha disa takime të rëndësishme në datat 18 dhe 19, u detyrov t’i shtyj, sepse Republika e Vjetër mori goditjen e parë me 18 dhe me 25 do marrë goditjen fatale.
Kam marrëdhënie të mira me Trump, me bashkëpunëtorë me të. Me bashkëpunëtorët më të ngushtë. Fotot dhe takimet janë qëndrime.
Me Lul Bashën do rriten marrëdhëniet me Amerikën. Kam mbështetjen edhe të kapitenëve të Silikonwalley.
Do vijnë kapitenët e Silikon Walley në Shqipëri për investime, sepse Shqipëria ka një avantazh, është në zemër të Europës, ka krah të lirë pune, rini të talentuar.
Kisha takime të rëndësishme, edhe të nesërmen e takimit me presidentin Trump, por pati një ngjarje të rëndë, u plagos një figurë e rëndësishme e Partisë Republikane, por menjëherë pas zgjdhjeve do jem prap në Ëashington për të çimentuar këtë marrëdhënie. Unë kam bindjen e plotë se shqiptarët do votojnë Republikën e Re.”, deklaroi Basha. (D.D/Shuplaka)