Edona Haklaj
Prej 18 vitesh çdo tropojan e ka të organizuar dhe të planifikuar mirë mesin e muajit qershor, cdo banor vendas dhe i zonave përreth e di që në tre ditë/net të qershorit Malësia e Gjakovës kthehet në një oaz artistik tradicional.
Festivali ‘Sofra Dardane’ i rikthehet traditës edhe këtë vit duke bërë së bashku në tre ditë net mbi 1100 artistë e rreth 43 grupe kulturore artistike, të cilat edhe pse në konkurim më njëra tjetrën kanë në vetvete qëllimin e përbashkët të bashkimit kombëtar nëpërmjet artit dhe kulturës. Ne mbërritëm në natën e dyte të festivalit alpin, dhe festën e organizuar nga Unioni Artistik I Kombit Shqiptar e gjetëm të nisur tashmë. Ky festival është i pari i këtyre përmasave, që organizohet pas pandemisë e për artistët është një festë në vete.
Pak para orës 18:00 ansamblet dhe grupet pjesëmmarrëse marshuan drejt rrugëve të qytetit, për tu ngjitur më pas për konkurim në skenë. Performancat e artistëve dhe ansambleve, kanë zgjuar dhe kureshtjen e lartë publikut. Stadiumi i lojërave me dorë është kthyer në një sallle gjigande në shesh të hapur, ku prezenca I kalon pritshmëritë.
Arif Dushaj, është artisti që ka hapur edicionin e parë të Sofrës Dardane këtu e 18 vite më pare, e sot pas pothuajse dy dekadash kthehet sërish në tokën e vet, më një këngë kushtuar po këtij festivali. Në këtë oaz kulture, në djepin e Malësisë Gjakovës nuk mund të mungonte as komuna më e re e trevave SHqiptare, komuna e Tuzit. Më xhubletën e Tuzit, me kenge e performance tradicionale të zonës, shoqëria artistike kulturore Koha Dinoshë ,solli përshëndetjet e shqiptarëve të Malit të ZI.
Polifonia e Jugut, Daullet e Veriut, e instrumentet folkorike ishin pasqyrë e muzikës bio tradicionale që mbështolli natën e dytë të festivalit. Nata e dytë do të përmbyllej me performancën e ansamblit te Deçanit, për ti lënë rradhën natës së tretë e finale. Në qytet ka filluar marshimi grupeve edhe për natën e tretë…
Nata finale është gati për të filluar… Siç thotë edhe presidenti I Unionit Artistik të Kombit Shqiptar Azgan Haklaj kjo natë që përkon edhe me 12 qershorin është një natë e vecantë. Emocionet e natës finale ndihen kudo, edhe tek performancat, edhe publiku, edhe tek juria. Janë 5 anëtarë të jurisë së festivalit të cilët do të zgjedhim dhe fituesit, e përzgjedhje nuk është aq e lehtë në përballje të tilla. Si asnjëhërë më parë, motoja e këtij festivali ishte ‘Jam dardan i Malësisë Gjakovës’, e kjo jo paqëllim. Azgan Haklaj këmbëngul në rikthimin në identitet, si një referendum për ndërrimin e emrit Tropojë.
Ndërsa konkurenca mes grupeve sa bëhet më e fortë dhe minutat I afrohen momentit final, në festival nuk mungojnë as surprizat. Bashkia e Tropojës ka ndare dy tituj qytetar nderi për dy figura të shquar, shesh Rrustem Shehu dhe poetin Shkëlzën Zalli. Ndërsa akrepat e orës kalojnë, e mbi alpe bie errëisra, festa nuk përfundon. Përballë Bustit të Bace Bajramit, jehona e valleve e hapave herë të qetë e herë të rrëmbyeshëm duke sikur thërret për kuvend. Performancat janë drejt fundit, juria është tërhequr per vendim. Përzgjedhja e fituesve duke se ska qenë e lehtë e kjo relfektohet në vonesën e dhënies së vendimit.
Momenti final erdhi…
Këtu festivalit dardan i vjen fundi edhe për këtë vit… Edhe pse i lënë në harresë dhe pa mbështetje prej 8 vitesh nga Ministria e Kulturës, kjo traditë është e vendosur për të mos u shuar. Më dashurinë e madhe për artin dhe kulturën, Azgan Haklaj shprehet na e bën që tani ftesën për tu takuar sërish në qershorin e vitit të ardhshëm, në Tropojë, në zemrën dhe djepin e Malësisë së Gjakovës.