Vetëm disa ditë më parë Unaza e re e Tiranës është inaguruar për gjithë qytetarët dhe pritet të sjellë një sërë lehtësirash si në qarkullim ashtu edhe në trafik.
Por e rrezikshme është ajo do të shikoni në këtë video. Dhe pse standartet e rrugës janë të larta, qytetarët ende nuk janë ambjentuar me rrugën e re.
Një makinë që shfaqet në këtë videon është duke udhëtuar në krahun e kundërt, duke vënë në rrezik dhe jetën e makinave të tjera.
Nuk dihet nëse kanë qenë tabelat orientuese që nuk e kanë udhëzuar siç duhet shoferin, apo nëse ka qenë një gabim i vet shoferit. Kjo ecje mund të sillte edhe një aksident tragjik. (J.V/Shuplaka)