16:27 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë ndodhte në QSUT momentet kur u shtrua Françesk Radi, mjeku Vargu-shefit Petrela: S’ta kuptova papijonin sot…

16:34 | 28/03/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë ndodhte në QSUT momentet kur u shtrua Françesk Radi, mjeku Vargu-shefit Petrela: S’ta kuptova papijonin sot…

Të gjithë sytë e dashamirësve dhe adhuruesve të këngëtarit Françesk Radi janë kthyer drejt QSUT-së, ku ai po vuan si pasojë e hemoragjisë cerebrale. Me shpresë për një lajm të mirë.

Bashkëshortja Tefta Radi ka rrëfyer momentet e vështirë duke i bërë thirrje Ministrisë së Shëndetësisë për ta dërguar në spitale të profilizuara me shpresën e rikuperimit, por nga ana tjetër specialistët e ministrisë thonë se po e ndjekin nga afër situatën, duke mos dhënë asnjë konfirmim për lëvizjen.

Por çfarë ndodhte në momentin kur këngëtari u dërgua me urgjencë në QSUT?

Mjeku Petrit Vargu rrëfen çfarë ka parë, duke sjellë edhe dy raste të shtrimit në pavijonin që si rregull i takonte të qëndronte edhe këngëtarit që po lufton. Rastësisht ngjarja ndodhi në momentet kur po prezantohej drejtori i ri i QSUT-së Enkelejd Joti. Vargu përmend vetëm shtrimin e Leka Zogut por nuk specifikon se e kujt kryeministri qe nëna e shtruar për infeksion urinar.

”Profesor Petrela,

Se ç’mu kujtua kur në Reanimacionin tënd shtrove Leka Zogun me pneumoni si dhe nënën e një kryeministri me infeksion urinar. Kujtime janë të shkretat. Më fal Prof. Petrela. Të ftoj t’i kërkosh falje këtij populli.”, e thumbon Vargu-Petrelën, duke vazhduar më tej:

”Nuk ta kuptova sot papijonin Prof. Petrela. Nuk ta kuptova pasi papijoni përdoret në festë dhe jo në orar të punës, ku përdoret kravata. Kur spitali qante emërimin e drejtorit të ri pa lidhje me mjekësinë dhe lidhje të çuditshme me mediat…., kur spitali dhe gjithë bota e mediave qante një ndër këngëtarët më të mëdhenj të gjithë kohërave që dergjet me hemorragji cerebrale ku në çdo vend të botës do ishte shtruar në Reanimacionin e Neurokirurgjisë.

Nuk mund të them që bota në këto raste ndërhyn, pasi këto janë probleme fine teknike që as nuk mund të pretendohen në Shqipëri por të paktën të qëndronte në Reanimacionin e Neurokirurgjisë si shkalla më e lartë dhe adekuate e Reanimacionit të një spitali polivalent, do të ishte gjëja më normale dhe jo të shkonte në Reanimacionin e Kirurgjisë së Përgjithshme, një shkallë më poshtë te përshtatshmëria por shumë shkallë më lartë nga ndërgjegja dhe cilësia e atyre që punojnë.

Profesor Petrela,

Se ç’mu kujtua kur në Reanimacionin tënd shtrove Leka Zogun me pneumoni si dhe nënën e një kryeministri me infeksion urinar. Kujtime janë të shkretat. Më fal Prof. Petrela. Të ftoj t’i kërkosh falje këtij populli.”

Radi është ende në gjendje të rëndë i shtruar në QSUT. (V.G/SHUPLAKA)

Mentor Petrela dhe Petrit Vargu
Etiketa: Francesk Radimentor petrelapetrelapetrit varguqsut
Pas

Shtohen tifozët në orët e fundit para ndeshjes me Bosnjen, radhë në sportelet e Elbasan Arena (FOTO)

Para

Dalin pamjet, si u kap nga policia “i forti” me Range Rover dhe çfarë iu gjet në makinë (VIDEO)

Para
Dalin pamjet, si u kap nga  policia “i forti” me Range Rover dhe çfarë iu gjet në makinë (VIDEO)

Dalin pamjet, si u kap nga policia "i forti" me Range Rover dhe çfarë iu gjet në makinë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pusteci çel zyrtarisht sezonin veror

Vlorë/ Përplaset motorri me dy të rinj, humb jetën 19 vjeçari

Tiranë / U kapën me 14 armë zjarri, Gjykata cakton “arrest me burg” për 8 të dyshuarit

Aksident tragjik me Jet Ski/ Humb jetën turisti i huaj, në gjendje të rëndë edhe një 31-vjeçare. Detajet

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri! Administratori i firmës dhe një tjetër shpallen në kërkim

Mesha përmbyllëse për Jubileun e Fëmijëve dhe të Moshuarve/ Vatikani mbushet me fëmijë, Papa Leo XIV: Familjet janë djepi i së ardhmes

Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.