Rasti i Xhisiela Malokut është vënë në qendër të vemendjes mediatike kohët e fundit për shkak të qëndrimeve kontradiktore të saj në lidhje me djalin e deputetit socilist Rexhep Rraja, të cilin vetë e kallëzoi në polici për dhunë.
Ndërkohë sot ajo ka bërë shumë përshtypje me paraqitjen e saj para ambienteve të gjykatës, ku u shfaq për të mbështetur ish të dashurin e saj, Rexhep Rraja, si dhe akuzoi mediat për shpifje e madje ka kërcënoi edhe për padi.
Kanë qenë të shumta reagimet në rrjetet sociale për sjelljen e saj, dhe një ndër to ka qenë mësuesi Donald Dervishi, drejtor i shkolles “Ferit Bregu” në Vendreshe.
Emri i tij u bë i njohur, kur së bashku me një tjetër koleg, me punë dhe forca krejtësisht vullnetare ndërtuan për nxënësit e tyre një shkollë të re, në zonën e Skraparit.
“Cfare ndryshimi mes nesh dhe Xhesieles!…
Ndertuam nje shkolle me forca vullnetare dhe nuk patem kaq media te gjitha bashke ne nje kohe per te dhene interviste.
Xhesiela rrihet mire e mire, digjet mire e mire, pastaj denoncon per dhune, merr leket, vishet mire e mire, terheq dhe denoncimin dhe shet p…. ne mes te Tiranes.
I lutem medias te jene te pranishem ne Panairin e Aktivizmit, Sheshi “Skenderbej”, ora 10:00 me 22.10.2018, po duan ndonje interviste edhe nga une, mos me lini te besoj qe media eshte vetem per te shperndar lajme per Xhesielen(Xhesielat) dhe Babalen (Babalet), se po bejme me shume se nje muaj qe jemi hipnotizuar…”-shkruan Donald Dervishi.
(M.Q/Faxweb)