22:16 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë njeriu hajduti i kunatit të Saimir Tahirit! Për t’u patur zili! Fshin statusin e adhurimit të Toto Riinos, në telepati të plotë me atë që ia grabiti

14:09 | 18/11/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë njeriu hajduti i kunatit të Saimir Tahirit! Për t’u patur zili! Fshin statusin e adhurimit të Toto Riinos, në telepati të plotë me atë që ia grabiti

Kunati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit ka reaguar  pas postimit  në faqen e tij të Facebook  ku shprehej se Toto Riina ishte idhull dhe një mësues për të.

“Sot vdiq Toto Rina, njeri i nderit! Respekte per kete gjigand qe ka qene me teper se nje burre shteti! Idhulli im, fale tije ndjehem thelle ne shpirte nje Korleonez!

Dy vjet ne Sicili per mua kane qene universitet, Universiteti i Nderit! Toto Rina mesuesi i jetes time! Zoti te bekofte atje larte ne qielle o Njeriu i Nderit!”, ishte postimi që Alban Berisha bëri dje në darkë për ndarjen nga jeta të mafiozit italian Toto Riinës. 

 Por çfarë ndodhi menjëherë pas këtij postimi?

Mëngjesin e sotëm një sërë portalesh bën lajm postimin e kunatit të Tahirit. Por ajo që u vu re pak minuta më vonë ishte se në llogarinë e Alban Berishës në Facebook  fillimisht u fshi statusi i tij  në lidhje me Toto Riinën dhe vetëm gjysmë ore më vonë  u mbyll llogaria e tij në këtë rrjet social.  Por  duhet të theksojmë se nga postimet e Berishës në Facebook para se të mbyllej faqja u fshi vetëm postimi për Toto Riinës dhe asnjë tjetër. 

Rreth dy orë më pas reagon vetë  Alban Berisha  nëpërmjet një faqe të një miku të tij në Facebook. Ai shprehet se dikush i ka  vjedhur telefonin, përfshirë këtu  edhe llogarinë e tij në rrjetin social.  Nga llogaria e FB të një mikut të tij, me emrin Gent Dudushi, Alban Berisha bën thirrje për ndihmë, duke theksuar se kush e ka gjetur telefonin ta dorëzojë në polici.

 “Ju lutemi kush e ka gjetur telefonin dhe po e përdor në mënyrë të pandershme dhe të pandërgjegjshme facebookun tim, ju lutem ta dorëzoni sa më parë në rajonin e policisë më të afërt. Po më diskreditoni me këtë status që më keni bërë. Me respekt Alban Berisha”, shkruan ai.

 Një sërë dyshimesh që ngrihen:

Si ka mundësi që hajduti që vodhi telenonin fshiu vetëm postimin e fundit në Facebook-un e Alban Berishës?!  Pse postimi u la në Facebook për 10 orë me rradhë dhe atëherë kur u bë lajm nga mediat u fshi nga “hajduti” dhe pikëisht vetëm ky postim?! 

Pse  Alban Berisha reagoi se i kishin vjedhur telefonin  dhe Facebook-un publikisht kur u bë postimi i tij lajm?! Çfarë telepatie që ka pasur hajduti me Alban Berishën!!!

Këto janë disa pse pyetjeve që ngrejnë dyshime nëse i është vjedhur apo jo telefoni kunatit të Tahirit. Mund të themi që reagime të tilla janë skema  klasike që Alban Berisha dhe të tjerë përdorin për të dalë nga situata.  (J.V/Faxweb)

 

 

 

 

Etiketa: alban berishapostimisaimir tahiritelefoni
Pas

Albana Vokshi: Pse “Check up”-i është koncesioni më korruptiv i Ramës

Para

E zë korenti teksa rregullonte prizën e televizorit, humb jetën 68-vjeçari në Pogradec

Para
E zë korenti teksa rregullonte prizën e televizorit, humb jetën 68-vjeçari në Pogradec

E zë korenti teksa rregullonte prizën e televizorit, humb jetën 68-vjeçari në Pogradec

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.