21:54 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çfarë nuk duhet të bësh kurrë me këto dy shenja horoskopi

22:54 | 06/07/2018
në Aktualitet, Flash, Horoskopi, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë nuk duhet të bësh kurrë me këto dy shenja horoskopi

Deri pak ditë më parë, Gaforrja ka qenë në muajin e saj; prej pak ditësh kemi hyrë në muajin e Luanit. Kjo është arsyeja pse kemi zgjedhur të ‘analizojmë’ këto dy shenja që do të ndiqen në vazhdim prej të tjerave. Hapni sytë dhe kujdes me sjelljet, janë të dy hënor 😀

Gaforrja
Edhe në rast se dinë ta fshehin mirë, të lindurit në shenjën e Gaforres janë mjaft të ndjeshëm. Shpesh tentojnë të ngrenë mure rreth vetes për të shmangur vuajtjet dhe nuk besojnë në shumë njerëz. Nuk duhet kurrësesi t’i vini në lojë, edhe pse qëllimi mund të jetë për të bërë vetëm shaka. Do të të marrë seriozisht dhe do lëndohet. Prej luftës së vazhdueshme me veten, humori i një ‘gaforreje’ është i luhatur. Duke qenë vazhdimisht ‘në mëshirën’ e ndikimeve të hënës, edhe sjelljet i ka hënore. Ka momente që mund të jetë njeriu më i gëzuar në botë dhe të tjera që bëhet menjëherë antipatik. Është mjaft i dhënë pas vlerave famlijare dhe punëve të shtëpisë. Nëse jeni njerëz që nuk aspironi të ndërtoni një famlije, qëndrojuni larg.
Nëse doni të shkoni mirë me një njeri të kësaj shenje duhet të bëni mjaft kujdes me fjalët që thoni. Gaforret preken menjëherë dhe vështirë se mund të harrojnë. Një gjë tjetër që nuk duhet të bëni, është këmbëngulja për gjërat që nuk duan të bëjnë. Për t’u treguar të sjellshëm, ndoshta veprojnë por do të ndihen të zhgënjyer. Sidomos në dashuri, duhet të jeni mjaft të duruar me ta. Duhet ta vini veten në vendin e tyre që të mund t’ju kuptoni sjelljet. Ju të gaforres, do të keni përherë pak nga shpirti i fëmijës dhe e përballoni jetën me naivitet; e gjithë kjo është thikë me dy presa. Nga njëra anë do ndiheni gjithmonë optimist por nga ana tjetër do të ndiheni të pafuqishëm përballë njerëzve të pa mëshirshëm.

Luani
Çfarë nuk duhet të bësh me ‘Luanët’ e ndërlikuar?! Njerëzit e kësaj shenje kanë nevojë për vëmendje të vazhdueshme. Nuk mjafton t’ju qendrosh pranë, duhet të të ndiejnë afër në të gjitha kuptimet. Duhet ta dijë se mund të mbështen te ti edhe pse, në fund, përfundojnë duke i zgjidhur të gjitha çështjet vetë. Ama, duke e ditur që të ka pranë, ndidhet mirë, ndihet i qetë. Kur një njeri i kësaj shenje ka një problem, duket menjëherë. Para së gjithash, humbet gjumin. Në fakt, të lindurit në shenjën e Luanit, arrijnë t’ju largohen problemeve gjatë ditës, duke u angazhuar me punët e përditshme por, sapo vjen nata, rihapen të gjitha çështjet. Nuk duhet kurrë t’ju tradhëtosh besimin, edhe nëse bëhet fjalë për gjëra të vogla. Të gjitha marrëdhëniet e ‘Luanit’ bazohen vetëm te besimi. Edhe nëse duket njeri i fortë, në të vërtetë, fshihet një shpirt i brishtë e i ndjeshëm që shpesh rrezikon të shkelet me këmbë. Në rast se ju duken njerëz të ashpër, është vetëm një maskë. Vetëm ata që do meritojnë pjesën më të mirë të tyre do t’i njohin vërtetë.

Marrëdhëniet mes dy shenjave
Marrëdhënia mes një Gaforreje dhe një Luani ka rezultuar gjithmonë e dobishme dhe e kënaqshme për të dyja palët. Të dy kërkojnë siguri në marrëdhënie por, nëse Gaforrja e kërkon në nivelin emotiv, Luani ka nevojë të ndihet i dëshiruar. Janë të dy shumë besnikë por të dy, shpesh krijojnë situata të sikletshme e problematike për shkak të reagimeve. Duke parë rëndësinë që ka besnikëria për të dyja palët, arrijnë të kuptohen dhe raporti mes tyre do të jetë gjithmonë në nivele të mira. Qoftë Gaforrja, qoftë Luani të kërkojnë qëndrueshmërinë që ofron familja e ndërtuar mbi baza të forta ekonomike e morale. Shpesh, vendosmëria e të dy palëve, duhet të arrijë një pikë komprosmisi që t’i kënaqë të dy.

Pas

U dhunua nga babai i tij me shkop, ndërron jetë pas tre ditësh në spital 41-vjeçari (DETAJET)

Para

Horoskopi 7 korrik 2018

Para
Zbuloni si do jetë kjo javë për ju, publikohet HOROSKOPI javor. Këto janë shenjat që do të bëjnë namin

Horoskopi 7 korrik 2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasje PD-PS në Dibër, bllokohet makinë me para e tollona nafte

Kukës/Dy persona në kërkim për korrupsion zgjedhor, kontrolle nga SPAK dhe Policia

Papa Leoni XIV nderon Françeskun me lutje private në Santa Maria Maggiore

Krujë/Niset shpërndarja e kutive të votimit për zgjedhjet, 93 qendra dhe mbi 62 mijë votues

Tragjedi në Divjakë, 65-vjeçari gjendet i mbytur në një kanal vaditës

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.