Nuk munguan sharjet dhe fyerjet gjatë fushates elektorale, të dielën e votimit dy kandidatët për kryetar bashkie në Roskovec thyejnë akullin.
Majlinda Bufi dhe Erdit Hazizaj janë parë duke konsumuar së bashku kafen e mëngjesit. Kandidati i Bashkë Fitojmë dhe stafi i fushatës së tij nuk nguruan të çnin në Spak Bufin, për disa afera korruptive, të pretenduara prej tyre.
E megjithatë sot duket se gjithçka është sheshuar dhe dy politikanët shfaqen të buzëqeshur në shoqërinë e njëri tjetrit.