Regjisori Robert Budina ka paralajmëruar se ditën e sotme do të protestojnë në orën 18.00 para Ministrisë së Brendshme pas dhunës së ushtruar ditën e djeshme ndaj aktivistëve.
Në një lidhje për Fax News, Budina tha: “Faleminderit për ftesën dhe që i qëndroi gjithmonë pranë të vërtetës, njerëzve. Për mendimin tim, është një vazhdimësi e asaj që ka nisur që kur u shemb Teatri ku policia kishte një presion të madh për të ushtruar dhunë.
Edhe ngjarja që ndodhi me djalin, janë një varg veprimesh me policinë teksa kërkojnë të ushtrojnë dhunë ndaj qytetarit dhe ajo që është më e rëndë, një nga aktivistët tanë, Donald Martini që sapo kishte fituar çmimin në Los Anxhelos, vjen dhe shpërblehet nga policia e shtetit të vet duke u goditur me dhunë në komisariat. I kanë nxirë syrin, i kanë carë mjekrën dhe për më tepër, Martini është një qytetar. Këto janë fakte që e rëndojnë pozitën e qeverisë dhe janë shkelje flagrante e të drejtave të qeverisë, ndaj kemi thirrur një reagim. Duhet të hetohet nga vetë policia për punonjësit e policisë.
Të merret dhuna në komisariat. Ergys Mërtirit i kanë fshirë videot. Janë dhunuar në komisariat, janë sharë me fjalë të ndyra. Ne do të kërkojmë dorëheqjen e Veliut, drejtorit të përgjithshëm, të reformohet Policia e Shtetit. Nuk ka ndodhur asgjë për të ushtruar atë dhunë.
Ne do dalim të mbrojmë të drejtat tona sot në protestë, të qytetarëve dhe artistëve. Protesta do të mbahet në orën 18.00 para Ministrisë së Brendshme.”
(A.M/Faxweb.al)