Kryetari i Shoqatës së Turizmit, Zak Topuzi i pranishëm në emisinin “Eko Fax” në FaxNews foli për turizmin dhe përfitimet, që ky sektor ka në ekonominë shqiptare.
Ai tha se problemi kryesor me të cilin ndeshet Shqipëria është se turizmin e ka sezonal, në kushtet kur ekzistojnë mundësitë natyrore për ta pastur atë gjatë gjithë vitit.
“Kemi një sezonalitet, dhe ky është një problem i Shqipërisë, por jo vetëm. Ne duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk kemi një llogari të saktë të numrit të turistëve. Janë shifra që në analizën e përgjithsme, ne çalojmë dhe nuk dimë të shfrytëzojmë kapacitetet tona turistike”, tha ai.
Sipas Topuzit, turizmi po lëviz me ritme të shpejta në të gjithë botën, por Shqipëria nuk po i analizon siç duhet këto sinjale.
“Turizimi po zhvillohet me ritme të shpejta në të gjithë botën, krysisht në mesdhe. Problemi është se pjesa me e madhe i kanë marrë këto sinjale, kurse ne nuk po lidhemi dot me këtë. Ti ke shumë më tëpër mundësira, por ti vazhdon e jep.”, tha ai.
Sa i takon shpresave tek investitorët strategjikë se do t’i japin një hov të ri turizmit, z. Topuzi tha se kjo skemë është e falimentuar, ndërsa këtu solli shembuj të tillë nga Spanja, Egjipti dhe vende të tjera.
“Është skemë e dështuar,nuk është çështje shqiptare.Kanë dështuar në Spanjë,në Egjipt”, tha ai.