00:26 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Çfarë përgjegjësie do të ketë Majko në postin ministror. Fushat që do mbulojë

15:07 | 15/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çfarë përgjegjësie do të ketë Majko në postin ministror. Fushat që do mbulojë

Pandeli Majko, një nga deputetët më të vjetër të PS-së në Parlament, në këtë katërvjeçar i është besuar një detyrë e re ajo e Ministrit të Shtetit për shqiptarët jashtë kufijve. Ministri kjo që nuk ka ekzistuar më parë dhe do të funksionojë e ndarë në disa fusha përgjegjësie.

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar fushën e përgjegjësisë shtetërore të Ministrit të Shtetit për Diasporën, në të cilin thuhet:

Këshilli i Ministrave vendosi se “Misioni i ministrit të Shtetit për Diasporën është të përfaqësojë e nxisë politikat e bashkëpunimit dhe të ndërveprimit me të gjithë shqiptarët, duke nxitur e fuqizuar bashkëpunimin në të gjitha fushat me shqiptarët jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe shtetet ku ata banojnë. 
 
Ministri i Shtetit për Diasporën e ushtron veprimtarinë e tij në këto fusha përgjegjësie shtetërore:
 
a) Organizimin, hartimin dhe zbatimin e politikës shtetërore për shqiptarët jashtë kufijve shtetërorë dhe në shtetet ku ata banojnë, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
b) Nxitjen dhe ndihmën për zhvillimin e komunikimit e të ndërveprimit të diasporës dhe shqiptarëve jashtë kufijve me përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në shtetet ku ata banojnë;
c) Promovimin dhe ndihmën në rritjen e zhvillimin e vlerave e të traditave më të mira shqiptare te bashkëkombasit jashtë kufijve shtetërorë;
ç) Bashkëpunimin me organizatat ndërkombëtare për shprehjen dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve jashtë kufijve shtetërorë;
d) Ndihmën në ruajtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar si dhe ndërmarrjen e iniciativave të promovimit të gjuhës, kulturës, traditave dhe çdo vlere kombëtare, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Kulturës;
dh) Koordinimin e procesit për të garantuar regjistrimin dhe të drejtën e pjesëmarrjes së diasporës në votime, në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë;
e) Organizimin dhe drejtimin e krijimit të Agjencisë Shtetërore të Diasporës;
ë) Koordinimin e organizimit të Samitit Kombëtar të Diasporës si dhe të konferencave të tjera kombëtare e ndërkombëtare për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet diasporës dhe Shqipërisë;
f)   Bashkëpunimin me ministritë përgjegjëse për të inkurajuar investimet e huaja në Shqipëri.
 
Ministri i Shtetit për Diasporën përfaqëson dhe mbron interesat e shtetit brenda fushave të përgjegjësisë, sipas pikës 3, të këtij vendimi.”

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: majkoPandeli Majko
Pas

IKMT-ja shemb shtëpinë e kryetrimit kelmendas, revoltohen banorët (SKANDALI)

Para

Flet Astrit Patozi, a do bëjë Parti të re?!

Para
Flet Astrit Patozi, a do bëjë Parti të re?!

Flet Astrit Patozi, a do bëjë Parti të re?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.