Kryeministri i vendit Edi Rama që prej ditës së premte ishte duke planifikuar shkarmiet e ministrave dhe ndryshimet ne qeveri dhe më në fund morri vendimin për shkarkimin e 4 prej tyre.
Por lind pyetje se çfarë ishin duke bërë ministrat dhe deputetët ndërkohë që Rama planifikonte këto ndryshime në qeveri?
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi dhe deputeti socialist Eduard Shalsi ndodheshin në Berat. Vetëm dy ditë më parë ata luajtën muzikë te festa e FRESSH-it në Berat.
Ata ishin duke u argëtuar. Madje hypën edhe majë podiumit dhe i rrëmbyen vendin ”DJ”-t për të luajtur muzikë. Ata nisin të luajnë muzikë, duke e miksuar me kufje vënë në vesh dhe po t’i shohësh, as që nuk dallohen se nuk janë profesionistë. Po kështu ata argëtuarn edhe rininë beratëse.
Por deputeti Shalsi, i cili e ka shoqëruar ritmin edhe me duar, ndryshe nga Klosi që është treguar më i kursyer, nuk hezitoi t’u rrëfente edhe një sekret të rinjve.
”Në moshën 22-vjeçare kam punuar si ”DJ”, po i rikthehem sot”, u tha Shalsi atyre. Mesa duket këta i ka pritur me argëtim këto ndryshime në qeveri, gjithmonë nëse do të kenë qenë në djeni të tyre.
Por çfarë bënë njëkohësisht ministrat e tjerë ditën e premte? Ju kujtohet fjalimi i ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj nga Shkodra?
Në Ditën Ndërkombëtare të Veshkave, ministri i shëndetësisë, ka mbajtur një fjalim, gjatë të cilit fjalët kishin pak lidhje me njëra-tjetrën në qytetin e Shkodrës.
Salla ku edhe foli Beqja e cila ishte thuajse bosh, ka ndjekur me mundim përpjekjet e tij për të thënë diçka, por në fund e vetmja gjë kanë kuptuar ishte fakti se ministri nuk është mirë. Aspak mirë.
Të gjithëve ju ndodh që të mos kenë një moment të mirë, po ajo që ka ndodhur me Ministrin Beqaj ka qenë vërtet e çuditshme. Ai u shfaq mjaft i lodhur dhe dukjej i stresuar. Madje ai nuk lidhi dot as dy fjalë.
Por edhe i shimëpërfoluri ministri Tahiri u shfaq të premten për të treguar disa metoda sigurie në vende për një jetë më të sigurt për qytetarët. Ai u shfaq me plot propagandë për të treguar punën e policisë në afro 3 vite e gjysëm qeverisje.
Ndërsa Blendi Çuçi ndodhej në Gjirokastër për të një takim me stukturat e Partisë Socialiste atje por ditën e djeshme erdhi me urgjencë drejt Tiranës për mbledhjen e kryesisë së vogël të PS-së. (J.V/Shuplaka)